'Jeni luanë', Pioli ngre në qiell futbollistët e Milanit! Gafa e Acerbit, tifozët e Lazio-s akuza të forta për tolerim ndaj mbrojtësit

Mund të rezultojë goli i sezonit ai për Tonalin, i cili i ka dhënë Milanit fitoren në minutën e 92 kundër Lazio-s, duke i rritur kuotat ekipit për titullin kampion. Në ‘Olimpico’ Milan iu përgjigj Interin duke përmbysur 1-2 Lazio-n edhe pse këta të fundit morën epërsinë e ndeshjes që në minutën e 4 të takimit.

Më tej u luajt vetëm në portën e Lazio-s me ‘djallin’ e Piolit që barazoi me fillimin e pjesës së dytë falë Giroud. Mirëpo ky rezultat e ulte shumë mundësinë që Milan të luftonte për kampionat, deri në momentin kur Tonali bëri që të shpërthente një festë e çmendur. Milan fiton dhe rikthehet në vendin e parë me 2 pikë me shumë se Interi, por zikaltërit luajnë sfidën e prapamebtur të mërkurën kundër Bolonjës.

Për t’u theskuar edhe fakti që shumë polemika shpërthyen pas fitores së Milanit. Tifozët e Lazio-s kryqëzuan mbrojtësin Acerbi, i cili bëri një reagim të dobët te goli i Tonalit. Për më shumë 33-vjeçari u pa duke qeshur pas këtij episodi, duke irrituar shumë tifozët vendas të cilët kërkuan menjëherë largimin e futbollistin. Një arsye më shumë është se Acerbi po kërkohët nga Milan në merkato, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ‘djallit’.

Gjithsesi këto detaje nuk e prekin Milanin, me trajnerin Piloi i cili ka deklaruar se ‘futbollistët e tij vepruan si luanët në këtë ndeshje’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?