Jeni mërzitur nga vera e kuqe
apo e bardhë? Provoni verën blu

Jeni mërzitur nga vera e kuqe<br />apo e bardhë? Provoni verën blu
Një kompani spanjolle solli risi në industrinë tradicionale të verës në vend duke surprizuar me një pije të re.

“Gik Blue”  kombinon rrushin e bardhë dhe të zi me pigmente organike dhe shije për të prodhuar një verë të embël, blu-elektrike që ka çuditur shumë njerëz.

“Ne donim të sillnim risi dhe të fillonim një revolucion... dhe industria e verës dukej vendi perfekt për të filluar”, tha bashkëkrijuesi Artiz Lopez.

Problemi i vetëm? Asnjë nga rrethi i miqve të Lopez nuk ishte një krijues vere me eksperiencë kështu që ata kërkuan ndihmë nga Universiteti i vendit bask ku një ekip inxhinierësh kimikë harxhuan 2 vite duke i ndihmuar ata të “bashkonin natyrën me teknologjinë” për të krijuar verën blu.

Pronari i restorantit të parë që mori të tregëtonte verën e tyre, u shpreh se në fillim klientët nuk e besonin se shitej një verë blu, por kur e provuan, ata u dashuruan me të dhe riktheheshin përsëri në restorant vetëm për të.

Gjithësesi, jo gjithëkush nga klientët u rikthyen. Disa madje e quajtën atë blasfemuese dhe një shpikje të tmerrshme.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD