Jeni prindër të rinj? Disa rregulla
për dushin e parë të bebes tuaj

Jeni prindër të rinj? Disa rregulla<br />për dushin e parë të bebes tuaj
Për prindërit e rinj çdo gjë duket e vështirë me beben e tyre dhe një nga sikletet më të mëdha është dushi i parë i fëmijës.

Por ka disa rregulla se si ta kaloni me sukses dushin e parë të bebes tuaj.

Përgatisni gjithçka.
Zgjidhni vendin, mundësisht brenda tualetit. Banja të jetë e ngrohur, rreth 22 gradë, për të shmangur një shok termik. Përgatisni një vaskë të vogël, enkas për beben prej plastike, ku ju mund të vendosni fëmijën, sapun, peshqir, pelena, veshje dhe krem. Çdo gjë duhet të jetë pranë jush, e përshtatshme për ta pasur situatën nën kontroll.
Kontrolloni temperaturën e ujit. E duhura është 37 gradë. Ekzistojnë termometra që ndihmojnë në përcaktimin e duhur. Me pak përvojë, nëna mund të kontrollojë temperaturën me bërrylin e saj.

Larja.
Zhvisheni fëmijën dhe fshijini të ndenjurat me peshqir.
Futeni në ujë dhe mbështeteni njërën dorë poshtë qafës së bebit, midis shpinës dhe qafës së fëmijës, duke e lënë pjesën tjetër të trupit zhytur lirisht në ujë. Me dorën tjetër të lirë, shkumëzoni pak e nga pak trupin e foshnjës.

Mos u trembni nëse fëmija qan.
Nëse temperatura e dhomës është e duhura dhe nuk është aspak freskët, nuk duhet të shqetësoheni. Herët e para është mirë të mos i bëni banjë të gjatë, 5 minuta është mjaftueshëm. Kujtoni që nëse bebi percepton se jeni në ankth, do të reagojë me të qara dhe nervozizëm.

Tharja.
Merrni një peshqir të butë pambuku dhe mbështilleni.

Si ti pastrosh veshët.
Mos përdorni kunja pambuku. Mos e shtyni kurrë thellë. Mjafton vetëm pastrimi në pjesën e jashtme të veshit me një pecetë pambuku, pa nevojën e detergjenteve. Thjesht ujë ose ujë fiziologjik.
 
Redaksai Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës