Ka qenë doktori i kirurgjisë plastike Ayham Al-Ayoubi, i cili ka postuar në Twitter dy foto të këngëtares, ku në secilën prej tyre ajo ngjan ndryshe.
(Jennifer Lopez në vitin 1990 e palyer)
Ai ka shprehur se këngëtarja ka kryer disa ndërhyrje në fytyrën e saj.
Menjëherë ka reaguar vetë këngëtarja, e cila i ka shkruar doktorit se asgjë nga ato që ai ka thënë nuk është e vërtetë.
Edhe fansat madje kanë reaguar menjëherë pas postimit të tij duke e kundërshtuar doktorin dhe duke e quajtur atë fallco.
Por më interesant ka qenë fakti që më vonë vetë doktori ka kërkuar falje duke thënë se ka qenë asistenti i tij që ka shkruar komentin dhe jo ai.
(Jennifer Lopez në vitin 2013 e lyer)
“Ju jeni një grua me të vërtetë e bukur, por ndonjëherë make-up-i i bërë me zgjuarsi mund tju bëjë të dukeni pak më ndryshe”, ka shkruar Ayham Al-Ayoubi.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)