PERMET- Të përmbushen 12 standardet e BE-së? Nuk është si të ngjitësh shkëmbinj, por malin më të lartë në botë, Everestin, 8 8 48 metra, në majën e të cilit, ndodhet dhe Brukseli. Krahasimin e bën ambasadori danez Karsten Jensen për ti bërë të qartë shqiptarëve, qeverisë dhe partive politike, rrugën e gjatë e të vështirë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Mendoj se situata politike ka qenë problematike, por miratimi së fundmi i disa ligjeve me konsensus nga të dy palët dëshmon se mund të jetë më shpresëdhënëse. Ende kërkohet angazhim dhe vullnet politik dhe akoma shumë për të bërë nga të dy palët dhe nga qeveria për të përmbushur 12 standardet që BE i ka vendosur Shqipërisë, por kjo nuk është si të ngjitësh shkëmbinj, si t’i ngjitesh Everestit.” ka thënë Jensen nga Përmeti, ku ndodhej për një vizite, raporton sot Vizion plus. Diplomati danez theksoi se pa vullnetin e palëve, Shqipëria do ta humbe edhe shansin e këtij fundviti.
GERDECI? NGJARJE E TRISHTUAR, DUHEJ TE ISHTE DHENE ZGJIDHJE ME PARE
Diplomati danez nuk ka pranuar të komentojë vendimin e shumëdiskutuar te Gërdecit, por ka theksuar se duhej të ishte dhënë zgjidhje më parë dhe se një nga problemet më të mëdha që pengon integrimin e vendit, është çështja e korrupsionit. “Unë mendoj se Gërdeci është një ngjarje e trishtë që duhet t’i ishte dhënë zgjidhje kohë më parë, po tani unë nuk dëshiroj të bëj komente. Ajo çka dua te them është se korrupsioni nuk është diçka që kërkon përpjekje të mëdha për tu bllokuar. Për ta stopuar atë, ju thjesht duhet ta godisni. Nuk është si të ndërtosh një shtëpi të re, thjesht mësohuni të mos i bëni disa gjëra,” shtoi Jensen. Ambasadori danez nënvizoi se pavarësisht luhatjeve të politikës, vete elektorati duhet të kërkoje më shumë nga liderët, qe t’i përfaqësoje denjësisht e te bëjnë përpjekje për plotësimin e 12 rekomandimeve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com