Jep dorëheqjen kryeministri i Sudanit pas protestave masive

Jep dorëheqjen kryeministri i Sudanit pas protestave masive

Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Sudanit pas protestave masive, të cilat e kanë shtyrë shtetin drejt një paqartësie politike.

Në një adresim televiziv më 2 janar, Hamdok ka thënë se shteti është “në një pikë kthese të rrezikshme që kërcënon gjithë mbijetesën”.

Ai ka thënë se dorëheqja e tij do t’i mundësojë ndonjë njeriu tjetër që ta drejtojë Sudanin dhe të përfundojë tranzicionin në “demokraci civile”.

Hamdok nuk ka përmendur se kush mund ta zëvendësojë.

Mijëra persona janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit, Kartum, dhe qytetit Omdurman, duke i bërë thirrje ushtrisë që të largohet nga politika dhe që të ketë kthim në rregullin civil.

Forcat ushtarake kanë shtypur protestat, duke lënë të vdekur dy persona, sipas Komitetit Qendror të Sudanit.

Më shumë se 50 persona janë vrarë nëpër protesta, prej kur ushtria ka marrë pushtetin në muajin tetor.

Pas kryengritjes së vitit 2019, kur është rrëzuar nga pushteti lideri autoritar, Omar al-Bashir, liderët civilë dhe ata ushtarakë kanë ndarë pushtetin.

Mirëpo ushtria ka kryer puç më 25 tetor dhe e ka vënë Hamdokun nën arrest shtëpiak.

Ende është e paqartë si do të duket qeveria e re civile dhe çfarë pushteti do të ketë, pasi protestuesit kanë thënë se nuk i besojnë ushtrisë.

Gjenerali ushtarak që ka udhëhequr puçin, Abdel Fattah al-Burhan e ka mbrojtur vendimin e tij, duke thënë se ushtria e ka parandaluar një luftë civile që ka mundur të shpërthejë.

Sipas tij, Sudani është i përkushtuar për tranzicion në rregullin civil, ndonëse zgjedhjet janë të planifikuar për vitin e ardhshëm./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen