Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen. Sipas burimeve për Report Tv, ai do të pasohet në këtë detyrë nga Suela Tavo, bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të Himarës.
Topi kishte vetëm disa muaj në detyrë, të cilën e mori në maj pas dorëheqjes së Arti Papajanit.
Ndërkohë Suela Tavo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural gjatë viteve 2013-2017.
Prej dhjetorit 2018 është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.





Komente
Komento