Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum do të heqë dorë nga aplikacioni më i njohur i komunikimit, për t’u angazhuar me projekte të tjera jashtë teknologjisë.
Koum njihet për kundërshtimin e Facebook për të përdorur të dhënat personale të WhatsApp dhe për të reduktuar standardet e kompanisë për enkriptimin. “Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur Brian Acton dhe unë kemi filluar WhatsApp-in dhe ka qenë një udhëtim mahnitës me disa nga njerëzit më të mirë por është koha për mua të ndaloj këtu.
Ekipi është më i fortë se kurrë dhe do të vazhdojë të bëjë gjëra të mahnitshme … Dhe unë do të jem ende i lumtur për WhatsApp, por nga jashtë”.

Brian Acton dhe Koum, themeluan së bashku WhatsApp në vitin 2009, përpara se t’ia shisnin atë Facebook-ut në 2014 për 19 miliardë dollarë.
/Shqiptarja.comKomente
