Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka: Hera e parë që humbim zgjedhjet! Berisha dhe drejtuesit të mbajnë përgjegjësi

Pas humbjes të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë Lezhë, kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen. Në një dalje për mediat u shpreh se nuk ka pësuar asnjëherë humbje ndaj do nuk e pranon më këtë post.

Fajtor për rezultatin në Lezhë quan Sali Berishën dhe strukturat drejtuese që thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.

Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Humbja e opozitës në bashkinë e Lezhës, jep dorëheqjen një tjetër funksionar i Rithemelimit

Ded Doda, ka dhënë dorëheqjen nga strukturat e PD-së së Rithemelimit në Lezhë, pas humbjes drastike që pësuan në këtë qytet.

‘E ndjej si përgjegjësi morale, si detyrim, por jo për t 'u strukur as tërhequr ndaj bishës egër komuniste! Jap dorëheqjen nga strukturat e PD ,si nënkryetar i grup seksionit zona Kashnjet! Beteja ime nuk mbaron këtu ,si anëtar i thjeshtë i PD do jem po ai palodhur dhe i pamposhtur!’- shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës