Jep dorëheqjen shefi i Shtabit të
Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi

Jep dorëheqjen shefi i Shtabit të<br />Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi
TIRANE- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi konfirmohet nga Tv A1 Report nga burime të sigurta të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Major Gjunkshi ka dorëzuar dorëheqjen ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli por dhe Presidentit Bujar Nishani.

Gjeneral Major Gjunkshi mbajti postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që prej 8 gushtit 2011. Në këtë pozicion ai zëvendësoi Gjeneral Major Malajn të cilit i mbaroi mandati.

Në korrik të këtij viti tre gjeneralë,zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari dhe Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi u shkarkuan nga presidenti Nishani. Këta të tre akuzuan Gjunkshin dhe ministrin e atëhershëm Imami se shkatërruan Forcat e Armatosura. Emri i Gjunkshit u përmend dhe në rastin e kalimit të SHQUP në godinë të selisë PD për të cilën ai nuk ishte dakord dhe nuk e firmosi.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat