TIRANE- Qendra Kombëtare e Kinematografisë për herë të parë ka krijuar një fond për mbështetjen e filmit të pavarur në Shqipëri (të cilin e e emërton me termin e huazuar “film indipendent”!!)

Nga Ministria e Kulturës deklarohet sesa do të variojë mbështetja financiare: 2 000 000 Lekë për projekt / për 3 Filma të gjatë artistikë / minimumi  80 min; 500 000 Lekë për projekt / për 5 Filma të shkurter / maksimumi 30 min; 100 000 Lekë për projekt / për 15 Filma dokumentarë / minimumi 5 min.

Projektet duhet të dorëzohen nga shtëpitë filmike brenda datës 3 shtator në QKK. Regjisorët që janë në kërkim të një shtëpie filmike duhet të dorëzojnë projektet deri në dt. 25 gusht, sepse në dt. 1 shtator QKK do të organizojë “pitching” me producentët e interesuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)