Jepet 26 mln € nga kësti i parë i
FMN-së, ekspertët 'notë' qeverisë
Transhi i parë i huasë në totl prej 330 milionë eurosh ka mbërritur tashmë në arkën e shtetit shqiptar. Ekspertët e FMN në Tiranë. Nisin takimet për vlerësimin e punës së qeverisë.
TIRANE- Transhi i parë i huasë në totl prej 330 milionë eurosh ka mbërritur tashmë në arkën e shtetit shqiptar. Këtë e bëjne të ditur burime nga ministria e Financave, të cilat specifikojnë se transferta ka ndodhur javën e kaluar në shifrën 26 milionë euro. Një mision e Fondit Monetar Ndërkombëtar ndërkohë ka mbërritur në Tiranë dhe nisur takimet intensive me palën shqiptare, si pjesë e vizitave të planifikuara çdo tremujor, për të vlerësuar ecurinë e qeverisë në fushën financiare, në kuadër të marrëveshjes që kjo e fundit ka nënshkruar me FMN-në.
Burimet nga Financat pohuan se në takimet me ekspertët e Ministrisë së Financave, delegacioni i FMN-së u njoh me zhvillimet e deritanishme lidhur me zbatimin e rekomandimeve për ndryshimet e akteve ligjore. Lidhur me këtë, qeveria ka përgatitur projektligjin e radhës për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
BorxhetFMN është informuar dhe lidhur me procesin e shlyerjes së borxhit të prapambetur, ku tashmë ka nisur zgjidhja e ngërçit mes shtetit dhe bankave për njohjen e kredive të fshira si detyrim të zbritshëm.
Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë ajo e ecurisë me likuidimin e faturave të prapambetura, një nga pikat ku FMN po ngul këmbë që prej shtatorit dhe që është dhe një nga kushtet e kredisë së FMN-së. Deri tani Financat kanë derdhur në thesar për të tretët rreth 220 milionë dollarë, në pjesën më të madhe TVSH e rimbursueshme, ndërsa është përshpejtuar dhe procesi i tërheqjes së fondeve nga biznesi.
Sipas marrëveshjes së kredisë, FMN do të rishikojë çdo tre muaj performancën e qeverisë shqiptare. “Ne shikojmë objektivat, shikojmë performancën, përshtatemi dhe, nëse ekonomia është e dobët, ne përshtatemi, nëse ekonomia është e fortë, ne përshtatemi, shohim se çfarë është bërë. Nëse qeveria nuk ka marrë disa masa, ne do ta raportojmë në Bord dhe do të themi në publik se kjo është bërë dhe kjo jo. Më pas vazhdojmë, duke thënë se ‘në përgjithësi qeveria ka ecur mirë’, apo ‘në përgjithësi qeveria nuk ka ecur mirë’. Kjo do të vazhdojë, në rast se në njëfarë faze angazhimi i qeverisë është shumë i dobët dhe ne nuk mund ta mbështesim atë dhe në shumë raste ne ndalojmë. Por, në anën tjetër, nëse angazhimi i qeverisë është i fortë, shikojmë se është bërë progres, do të vazhdojmë me programin. Por në thelb, ne do të jemi në terren çdo tre muaj”, ka pohuar pak kohë më parë në një intervistë për revistën “Monitor” shefi i FMN-së për Shqipërinë, Naddem Ilahi.
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2995
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18