Është dhënë kartoni i parë i gjelbërt në futboll. Ai është nxjerrë nga xhepi i një arbitri që do të jetë pjesëmarrës edhe në Kupën e Botës.

Ndeshja luhej në kuadër të futbollit Conifa në Londër. Ky është një kompeticion që luhet mes ekipeve ndërkombëtare, por që nuk bëjnë pjesë në FIFA.

Kartoni i gjelbër parashikon që lojtari të largohet nga fusha, por mund të zëvendësohet me një tjetër, nëse skuadra ka zëvendësime në dispozicion.

Lojtari gjithashtu nuk përjashtohet për ndeshjen pasardhëse.