Ministria e Transporteve ka shpallur tenderin për dhënien me koncesion të riparimit e mirëmbajtjes së mjeteve detare në të gjitha portet e vendit.
Në këtë mënyrë do të kalojë te privati shërbimi i anijeve në Portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Sarandës, Portoromanos, Petroliferës në Vlorë, si dhe çdo porti të hapur në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Transporteve, kontrata koncesionare do të ketë një vlerë prej 1.5 milionë eurosh dhe do zgjasë 5 vjet.
Tenderi do të zhvillohet në datën 24 shkurt, ndërkohë që fituesi do të përzgjidhet në bazë të 7 kritereve të paracaktuara.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com