Jepet pretenca, kërkohen 87 vite burg për katër të rinjtë që vranë shokun për një karikues

Prokuroria i jep fund hetimeve për vrasjen e të riut Marvi Mihali ngjarje e ndodhur më 31 gusht 2017 pranë stadiumit “Dinamo” dhe kërkon 87 vite burg për autorët e dyshuar Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla.

Prokuroria e Tiranës, ka dhënë pretencën për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni. 24 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm.

Sipas prokurorit Gjergji Tako ky marzh i lartë dënimi duhet të shërbente për të riedukuar një brez i cili ka humbur vlerat shoqërore.

Në përfundim të pretencës ai i kërkoi gjykatës që kur të shpall vendimin ta bëjë seancën publike për të ndërgjegjësuar shoqërine se të rinjtë duhet të mos përfshihen në këto krime që nisin nga sherre ordinere e përfundojnë me viktima.

Në përfundim të kësaj prentece reagoi dhe Tom Bitraj babai i një prej të ndaluarve. Ai sot kërkon drejtësi pasi nga ana tjetër janë në presionin e familjes Mihali për t'i dëmshpërblyer me 34 milion lekë.

"Na kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim për vrasjen e Marvi Mihalit.  Ku t'i gjejmë?! Kjo pretencë është e padrejtë".

Të pranishëm në seancën e pretencës ishin dhe familjarët e Marvi Mihalit por në përfundim ata nuk bënë asnjë koment.

Ky proces u shoqërua me tension përgjatë dy viteve ndërsa u ndryshua dhe prokurori i dosjes dhe akuza pas ankesës së prindërve të Mihalit tek kryeprokurorja Arta Marku.

Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që trupa gjyqësore të japë vendimit, do të mbahet më 19 mars.

Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjyqtari shiti gocen per leke: 04/03/2019 20:30

    Jam i bindur qe putanat e pashpirt, te pafytyre e te pafe te gjykates shqiptare do u japin ketyre cunave qe vrane per nje karikues ndonje denim qesharak, sa per te lare duart. Pas 5 vjetesh, qafiret qe vrane Marvin do bredhin perseri rrugeve.

    Përgjigju
  • Geri: 04/03/2019 19:20

    Po per prokurorin e pare qe i liroi nga akuza nuk kerkuan 20 vite denim keta. Denim shembullor qe duhet te behet precedent edhe per rastet e tjere qe urojme mos te kete me. Keta qelbesirat ti marrin mbrapsht parate qe kane dhene rryshfet dhe te demshperblejne familjen e Marvit te ndjere. Shpresojne qe gjykata mos te zbuse denimet.

    Përgjigju
  • Observer: 04/03/2019 18:37

    KY MJEKER CJAPI TE TREGOJ SA LEKE I JEP DREJTORIT TE POLICIS SE TIRANES QE POSHTE PALLATIT TE TIJE TE STADIUMI DINAMO, KU NDODHI VRASJA RINE RROJE 4 POLIC ME MOTOR TE FORCAVE SPECIALE SHQIPONJA 24 ORE NON STOP. KTA POLIC PAGUHEN NGA BUXHETI SHTETIT E TAXAT TONA DHE RRUAJNE KTE FAMLIJE VRASESE ORDINERE....

    Përgjigju
  • Burgy: 04/03/2019 17:27

    Burg ti fusin plerat shum pak denim , te perjetshem duhej. Si ka ftyr i jati del dhe jep intervist e kerkon drejtsi kur fmija i vet i mori jeten tjetrin ai qenka me pler se femija i vet

    Përgjigju
  • Delinquenti: 04/03/2019 16:48

    O na doli nji dp I perkthym ne shqip dallkauk PLERE pisllik. Po' ti o I bukri shpendeve nga na dole nga strofkulla e leprave atij I kan mor jeten ti thu 90 vite jan shum edhe 900 nuk mjaftojn NE LITAR te pakten dy te tjere nga 30 BASHKPUNTOR NE KRIM DHE MOS TREGIM KRIMI dhe kur te dalin osé aty mrena KANUNI TE BEJE TE VETEN me gjith ato qe zvrriten neper xhama per te shpetu car te mundin qe hapi fjale per pagesa lekesh fshij ate te se... me leket tuja se nuk I hyjne ne pun kujt jo me Pavllo Mihalit po' siduket jeta per keto plera eshte leku yt race è xhins I ndyre. Uroj te jatit dhe te emes te behen te forte se zoti njerin nga keta do ta marri se dhe plerat shpeshhere i merr zoti qe ti kompesoje jo vetem te miret te ikin hajt shnet e b... te buta se atje nuk duhen dhe aq te forta....

    Përgjigju
  • genti: 04/03/2019 14:30

    leket ti gjesh duke shitur makinen benz glc qe kushtonn120 mije euro. pastaj shit ato apartamentet qe i bere si ndertues me leket e droges nga vellai tjeter ne greqi dhe me grabitjet e vellait tjeter ne lac e tirane.

    Përgjigju
    • @dp: 04/03/2019 17:24

      O vllai, shoket e miqte msoji mos te merren me vrasje, kush ishte pjes e grupit do marre denim. Keta te gjithe duhet te kalben ne burg ai qe ka gjujt duhet ta ket te perjetshem. Jane te rrezikshem per komunitetin mund te me vrasin dhe mua neser. Denimi eshte i paket edhe kaq sa eshte dhene. Po ai qe iku?? Apo vari lesht se ishte pala e demtume eshte me tjeret ai.

    • D.P: 04/03/2019 15:03

      Po pse juve pisave ju duket i drejt vendimi . Nje gjun edhe han 4 veta burg 90 vjet ? Po kush e thirri djalin ne sherr ? Pse shkoj ne sherr ? Ato nuk e qelluan te 4 djalin , po e qelloj vetem njeri . Edhe sipas jush eshte i drejte ? Ishalla nuk ju ndodh juve e dilni kokentoni lirisht .

  • Fredi: 04/03/2019 13:59

    Ti dërrmojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase