Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka deklaruar se është hartuar një përgjigje për ndërmjetësit që po punojnë për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit.
Kjo vjen pas raportimeve të Reuters, që citojnë burime anonime, sipas të cilave Pakistani po luan një rol të madh në hartimin e një plani të ri për përfundimin e konfliktit.
Esmail Baghaei, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, ka thënë se plani me 15 pika i paraqitur nga SHBA përmes ndërmjetësve “nuk ishte në asnjë mënyrë i pranueshëm për ne”.
Ai shton se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit janë “të papajtueshme me ultimatume dhe kërcënime për të kryer krime lufte”, duke iu referuar paralajmërimit të Trump se SHBA do të godasë infrastrukturën civile të Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.
Në vend të kësaj, ai thotë se Irani ka përpiluar një sërë kërkesash “të bazuara në interesat dhe konsideratat tona” dhe kjo “nuk është dorëzim.”
“Ne e dinim që në fillim çfarë donim dhe cilat ishin vijat e kuqe që nuk ishim të gatshëm t’i kalonim, dhe qëndrimi ynë është i qartë edhe tani. Që në momentin kur kjo çështje u ngrit, përgjigjet tona ishin gati,” tha ai, duke shtuar se Irani ka formuluar përgjigjet e veta dhe “do të bëjë publike detajet në kohën e duhur”.
Lajmi kryesor:
Plani i paqes së Pakistanit për SHBA-të e Iranin: Bisedime për armëpushim 45-ditor dhe hapjen e Hormuzit! Teherani: Kemi dërguar propozimet tona









