Jepnin diploma fallco për 1800 Euro
Prokuroria çon në gjyq 6 persona
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 6 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin diploma fallso të shkollës së mesme kundrejt shumave të konsiderueshme.
TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 6 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin diploma fallso të shkollës së mesme kundrejt shumave të konsiderueshme.
Hetimi ka nisur në bazë të materialit referues nga Drejtoria Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave. Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka ngritur akuzat për Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të “Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Falsifikimit të dokumenteve shkollorë” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, në bashkepunim, të parashikuara nga nenet 187/2-25, 245/1 e 259 te K.Penal, për shtetasit:
1. Afete Koka, ish-punonjes prane Universitetit Jopublik “Kristal”, Tiranë
2. Gramoz Shehu, ish-punonjes prane Universitetit Jopublik “Kristal”, Tiranë
3. Arbër Pelo, mësues në Fier
4. Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi publik në Fier
5. Aleksia Troka, sekretare në gjimnazin publik në Fier
6. Belita Zeqiri
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një grup që siguronte diploma gjimnazi fallse për persona të ndryshëm në këmbim të shumës 1800 euro. Sipas skemës së zbërthyer nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se këta shtetas, 3 prej të cilëve nga Tirana, viheshin në kontakt me persona që kërkonin të pajiseshin me diploma të shkollës së mesme dhe më pas komunikonin me drejtorin dhe sekretaren e gjimnazit publik në Fier për t’i pajisur me dokumentin që dëshmonte se kishin përfunduar studimet e mesme.
Zyrtarët arsimore, pasi i përfshinin në mënyrë fiktive si të regjistruar në shkollën e tyre, u kërkonin personave që kërkonin diplomë gjimnazi të merrnin pjesë në Provimin Shtetëror të Maturës. Lidhur me rezultatet e kërkuesve të diplomës në këtë Provim, zyrtarët e gjimnazit ndërhynin në rezultatin përfundimtar, duke u dhënë atyre notë kaluese. Për këtë shërbim, të gjithë personat e përfshirë ndanin shumën prej 1800 eurosh për person.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.8%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1785
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
10 Janar, 17:21
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Pasi e shpalli fajtor, gjykatësi uron Trump: Suksese në mandatin e dytë presidencial
10 Janar, 17:09
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47