Jeremiç:Kosova në OKB, ose prishen
raportet me faktorët ndërkombëtarë

Jeremiç:Kosova në OKB, ose prishen<br />raportet me faktorët ndërkombëtarë
Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Vuk Jeremic, ka paralajmëruar se në vitin 2018 Serbia do të përballet me një “situatë të vështirë”.

Sipas tij,  kjo për faktin se do të duhet të zgjedhë mes pajtimit me anëtarësimin e Kosovës në OKB ose me përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë.

Mysafir në Radio Televizionin e Vojvodinës, Jeremiq vlerësoi se situata pas referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës ishte “shumë serioze” dhe se kjo mund të ndikonte në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se Serbia nuk përdor të gjitha mjetet diplomatike në situatën e sapokrijuar të cilat janë në dispozicion të saj.

“Pas konsultimeve urgjente me Presidentin e Serbisë, kryeministren Ana Brnabiç njoftoi në mënyrë dramatike se Serbia do të dërgonte një letër zyrtarëve në Bruksel, por unë nuk besoj se kjo letër do të na sjellë ndonjë përfitim dhe as nuk besoj se ndonjë vend do të tërheqë njohjen e Kosovës”, citohet të ketë thënë ish-kreu i diplomacisë serbe.Telegraf


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre