Jeremiç kritikon Bogdanoviçin, 
marreveshjet duhet të zbatohen

Jeremiç kritikon Bogdanoviçin, <br />marreveshjet duhet të zbatohen
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka porositur liderin e opozitës, Tomislav Nikolic, se marrëveshjet e arritura me Kosovën duhet të respektohen.

Në të kundërten, ka thënë Jeremiq, Serbia mund të përballet me pasoja të rënda. 
Deklaratat e Jeremicit vijnë pas komenteve të bëra nga lideri i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kishte thënë se nëse ai vjen në pushtet, nuk do të jetë i obliguar të implementojë marrëveshjet e arritura me Kosovën. 

Tomisllav Nikoliç kishte folur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një mitingu në veri tw Mitrovicës, pak para zgjedhjeve lokale serbe, të cilat tashmë edhe zyrtarisht janë anuluar nga Beogradi në pjesën veriore të Kosovës. Më tutje Jeremic ka thënë se Serbia nuk guxon të izolohet dhe se duhet të pranojë ligjet dhe standardet evropiane sa më shpejt që është e mundur 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi