BEOGRAD- Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç lëshon kritika të ashpra kundër Tiranës zyrtare, pas bllokimit që vendi ynë i bëri deklaratën e samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Duke e konsideruar të papranueshëm këtë qëndrim Jeremiç bëri të qartë se :aty ku është Serbia, Kosova nuk do të ketë asnjëherë vend”
Reagimi i parë zyrtar i Beogradit në lidhje me qëndirmin e shqipërisë në këtë samit, erdhi nga presidenti serb Tomislav Nikolic. Sipas Nikolic "është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, pasi sipas tij nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për këtë rast".
Një ditë më parë Shqipëria bllokoi deklaratën e përbashkët të hartuar nga liderët e rajonit në Samitin Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që u mbajt në Beograd. Shkak u bë mungesa e Kosovës në këtë takim të rëndësishëm rajonal. Në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte i pranishëm zv/ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja, i cili ka deklaruar para pjesëmarrësve se deklarata e hartuar nuk është konstruktive pasi në të nuk gjejnë pasqyrim marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet rëndësia e marrëveshjeve të arritura mes (Beogradit e Prishtinës) si dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja.
Duke u ndalur te cështja e Kosovës Jeremic ka theksuar se Brukseli gjithnjë bën thirrje që Serbia të heqë dorë nga politika “edhe Kosovën edhe Evropën” por sipas tij është e rëndësishme që kur të formohet qeveria e re asnjë lider të mos heqë dorë nga kjo politikë.
“Nuk është hera e parë që Brukseli na jep këto kushte dhe ultimatume. Por e rëndësishme është që ne duhet t’u përgjigjemi qetë atyre në koordinim me politikën tonë. Shpresoj që edhe kur të formohet qeveria e re të mos ketë asnjë ndryshim kur vihen në pyetje çështja e BE-së dhe Kosovës”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com