JERUZALEM - Trupat izraelite kanë shembur ditën e sotme shtëpitë e dy palestinezëve të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një shtetasi amerikan dhe të dy adoleshentëve të tjerë në West Bank. Ushtarët izraelitë kanë përdorur eksploziv për shembjen e shtëpive të Hussam Kaëasme dhe Amar Abu Aysha në jug të West Bank dhe kanë mbyllur shtëpinë e një të dyshuari të tretë, Marwan Kawasme.
 
Izraeli ka akuzuar militantët e Hamasit për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasi amerikan Naftali Fraenkel dhe të shokëve të tij hebrenj Gilad Shaer dhe Eyal Yifrah. Të tre të rinjtë janë deklaruar të humbur më 12 Qershor të këtij viti dhe u gjetën të vdekur rreth dy javë më vonë në West Bank, Palestinë.
 
Vrasja e tre të rinjve u bë shkak për nisjen e ofensivës në shkallë të gjerë të nga ana e ushtrisë izraelite në Gaza kundër Hamasit, dhe pse ky i fundit nuk ka pranuar apo refuzuar në asnjë rast implikimin në krimin e sipërpërmendur.
 
Gjykata Supreme izraelite ka qenë ajo që i ka dhënë lejen ushtrisë izraelite për të përmbushur dëshirën e sajë për të shembur shtëpitë e të dyshuarve palestinez dhe gjithashtu ka injoruar dhe tre apelet e bëra nga familjarët e këtyre të fundit.

Redaksia Online