Studentja 19-vjeçare ka zbuluar më në fund sekretin që mbante prej 19 viteve.
Jess Smith ka qenë dielli me fytyrën e bebit që qeshte në shfaqjen televizive të kukullave karton Teletubbies.
Ajo ka qenë vetëm 19-muajshe kur kompania e prodhimit ka kërkuar në vizitorin shëndetësor një bebe të qeshur.

Sekretin Jess e ka zbuluar gjatë një loje që ka luajtur me miqtë e saj në universitet ku secili prej tyre do të tregonte diçka që nuk e kishte thënë më parë.
Pasi u ka treguar miqve, Jess ka vendosur që ta bëjë publik lajmin edhe në Facebook duke shkruar, “Unë jam dielli i Teletubbies, ka pasur shumë pretendime të njerëzve që kanë qenë dielli, por vetëm unë mund t’ju tregoj historinë e vërtetë.
Çdokush e ka vënë re ngjashmërinë e fytyrës sime me atë të bebit, ende kam faqe bebi dhe ende jam e qeshur”.

Ajo ka postuar edhe një letër që prindërit e saj kanë marrë nga Courtyard Production të shkruar më 17 qershor të vitit 1996.
Më parë se Jess të zbulonte të vërtetën mendohej se dielli ka qenë aktorja Jessica Smith, një 27-vjeçare që luan në American Teen.
Teletubbies është një serial i animuar me sukses global por paga ndaj personazhit më të dashur të saj ishte vetëm 250$ dhe një kuti me kukulla.

Gjithsesi, kjo mbetet eksperiencë e bukur për Jess dhe familjen e saj të cilët kanë ruajtur çdo artikull të shkruar për Teletubbies.
BBC po përgatitet që të sjellë 60 episode të reja të shfaqjes televizive për fëmijë, i cili është më popullori në botë me personazhët Tinky-Winky, Dipsy, Laa, Po.
Jess tani studion në vitin e parë për kërcim në Universitetin Canterbury Christ Church.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com