TIRANË, 5 Nëntor /ATSH/. - Aktorja Jessica Alba është një mama shumë e zënë, por ajo asnjëherë nuk heq dorë nga kujdesi për veten.
Alba, nënë e dy fëmijëve, është shpallur në vitin 2007 nga revista "Maxim" si femra më seksi në botë, por edhe pas 7 vitesh ajo vazhdon të jetë një ndër femrat më të bukura dhe më me stil. Sekreti i saj, janë kapelet e bukura dhe syzet e mëdha.
Jessica herë pas here jep këshilla për femrat se si të duken sa më mirë. Këshilla më e fundit nga aktorja është për të gjitha mamatë, të cilat nuk duhet ta lënë kurrësesi veten pas dore./m.m/