Jessica Simpson pret djalë, e zbulon aksidentalisht

Këngëtarja amerikane Jessica Simpson ka zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijës së saj në shfaqjen e moderatorit amerikan Jimmy Kimell.

Jessica, e cila kishte vendosur ta mbante sekret gjininë e fëmijës së saj tanimë nuk ka çfarë të fshehë më.

jessica simpson

Gjatë intervistës së saj mbrëmjen e djeshme ajo është dukur e shokuar në momentin që gabimisht është shprehur se pret një djalë.

Jessica vetëm para pak ditësh zbuloi dy alternativat për emrin e bebes së saj.

jessica simpson

Edhe pse shtatzënë bukuroshja bjonde duket në formë të mirë fizike.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe një palë sandale këpucë të larta në ngjyrë pink ajo është dukur mjaft bukur.

jessica sipmson

Simpson pas shfaqjes ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku shkruante: “Një prononcim aksidental sonte në shfaqjen e Jimmy Kimell”.

Jessica dhe i fejuari i saj Eric Johnson, të cilët kanë një vajzë një vjeçe, në muajin dhjetor bënë të ditur se presin fëmijën e tyre të dytë.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA