Këngëtarja Jessie J u shfaq me një palë pantallona të kuqe dhe një bluzë transparente në “Oxford Street Christmas” në Londër ditën e djeshme.

Ajo ishte e pranishme në ndezjen e dritave të Krishtlindjeve në këtë rrugë të famshme.

Më pas Jessie J u ndërrua në një veshje të zezë super seksi, e cila ekspozonte format e saj të tonifikuara.

jessie j

Ajo dhuroi një performancë energjike gjatë interpetimit të këngës “Thunder”.

E ngazëllyer për këtë gjë Jessie u shpreh:- “Unë gjithmonë i thoja prindërve të mi të më sillnin në Rrugën e Oksfordit për të parë të ndizeshin dritat e Krishtlindjeve, kështu që është një krenari e madhe dhe nder që të jem unë ajo që do i ndez ato.

Më tej Jessie pranoi se ishte e tmerruar kur iu desh të performonte në një lartësi të madhe.

E megjithatë ajo nuk ngurroi të dhuronte buzëqeshje për të gjithë. Së bashku me të ishin dhe këngëtarët James Arthur si dhe Conor Maynard të cilët dhuruan performancën e tyre në këtë mbrëmje të veçantë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)