Jeta e dyfishtë që i solli vdekjen Bledar Dedjas në Itali! Marrëdhënie seksuale në këmbim të parave me 17-vjeçarin që e masakroi me thikë
Viktima, Bledar Dedja dhe vendi i ngjarjes
Detaje të rënda janë zbardhur lidhur me vrasjen e Bledar Dedjas në Itali në 20 janar. Pas arrestimit të një 17 vjeçari ditën e djeshme, si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shqiptarit të cilin e qëlloi mbi 20 herë me thikë, raportohet se viktima, babai i dy fëmijëve ka detyruar adoleshentin të kryente marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave.
Por kur 17 vjeçari ka dashur t’i japë fund diçkaje të tillë, Bledar Dedja dyshohet se e ka shantazhuar dhe për pasojë adoleshtenti ka ngritur kurthin për ta hequr qafe.
Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes, qëndron hija e prostitucionit të fëmijëve dhe një gjë e tillë u provua edhe si pasojë e kontakteve në celularin e viktimës ku mesazhet zbulojnë se kishte një dakordësi mes tij dhe 17 vjeçarit për t’u takuar ditën kur ndodhi ngjarja.
I riu, sipas mediave italiane, dyshohet se është paraqitur në takim me thikë dhe i ka kërkuar Bledar Dedjas që t’i jepnin fund lidhjes.
Debati ka përshkallëzuar në përplasje fizik, siç duket edhe nga goditjet e shumta sipërfaqësore në trupin e viktimës dhe nga plagët në duar, shenjë se Bledari ka tentuar të mbrohet. Në atë moment, sipas hetimeve të prokurorisë, shqiptari ka dalë nga makina, por është goditur me thikë pas shpine nga 17-vjeçari.
I mituri u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes por është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura përgjatë rrugës kryesore.
Djali, pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, i cili u gjet rreth 100 metra larg makinës me pantallona dhe të brendshme të ulura, me sa duket ka hequr qafe çelësat e mjetit, si dhe thikën e përdorur për të kryer krimin. Gjithashtu ka hequr qafe disa rroba që mbante veshur për shkak të njollave të gjakut.
Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së viktimës. Në atë periudhë, 39-vjeçari dyshohet se e bindi adoleshentin të fillonte një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
Mos i paragjykoni gjanat, se askush se di të vërtetën, ai kishte gru e fmi.
PërgjigjuPer njat kan met femnat e shkreta pa u dashuru e pa martu e nuk i gjun kush ma se jan shtu kta pederastat!!
PërgjigjuNgrihu o enver
PërgjigjuLoL . Dakort!