VIDEO/ Jeta e një aktori brilant! Rrëfimi gozhdues i Mirush Kabashit 1 vit më parë në Report Tv! Si shprehej ‘Mjeshtri i Madh’ për karrierën, artin dhe familjen

*Intervistë e Mirush Kabashit, e dhënë në Report Tv më 14 janar 2022

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Artisti i cili me artin dhe talentin e tij arriti të prezantoi gjuhën shqipe dhe artin tonë në skenat më prestigjioze duke vjelë në të njëjtën kohë dhe vlerësimet maksimale nga personalitetet e ndryshme. 

Report TV rikthen një intervistë të Mirush Kabashit dhënë në emisionin ‘Rreze Diell’ në janar 2022, plot me rrëfime gozhduese për karrierën, familjen dhe artin.

Fëmijëria e tij kaloi përmes një kalvari vuajtjesh për shkak të burgosjes së të atit:

“Unë linda në Shkodër, më pas shkuam në Durrës, ku e arrestuan babanë, ishim me fat që qëlluam në Shkodër. Siç arrestuan të gjithë nxënësit e shkollës teknike, psh dajën e konsideruan si spiun i amerikanëve dhe e eliminuan fare. Mbas dy vjetësh në birucë e liruan dhe kjo përcaktoi edhe të ardhmen tonë”, thonte Mirush Kabashi në intervistën për Report Tv.

Por si nisi rruga e tij drejt aktrimit, krejt rastësisht dhe aspak e mirë menduar.

Nga konkurimet midis gjimnazeve unë u evidentova, fillimisht nuk kisha asnjë alternative tjetër për të shkuar në shkollë të lartë sepse isha djali i tretë dhe dy vëllezërve më përpra i ishte dhënë mundësia. Por shefi i seksionit i cili kishte qenë  drejtor i shkollës më kërkoi që të merrja pjesë në konkurset jashtë radhe. Fitova në konkurs dhe më pas emërimi në teatrin e Durrësit, ishte shkolla e vërtetë për mua” , rrëfente Kabashi.

Mirush Kabashi ka spikatur me një sërë rolesh por fillimisht evidentoi me rolin në një komedi të shkrimtarit rus Nikolai Gogol.

“Roli im i parë Le Stakovi tek komedia e Gogolit ‘Revizori’  dhe më këtë rol u evidentova mirë dhe më pas filluan edhe rolet e tjera”, thonte Kabashi.

Ndërsa roli i jetës së tij do të ishte ai i sokratit me të cilin solli jo vetëm një zhaner të ri në Shqipëri por edhe prezantoi artin shqiptarë nëpër botë.

“Në kohën e diktaturës as që bëhej fjalë, kam punuar 25 vite me tekstin pedagogu gjatë kohës së shkollës ma kishte rekomanduar për ta bërë një pjesë, pastaj unë mendova që mund të bëhet një menodramë. Ka qenë një punë individuale deri në kohën kur u ngjita në skenën e teatrit. Unë e kam bërë me shumë pasion jo vetëm në pikëpamjen e interpretimit por për mesazhet e jashtëzakonshme edhe për situatën në Shqipëri por edhe në pikëpamjen botërore”, thonte Kabashi në intervistën për Report Tv në janar 2022.

Në intervsitën e dhënë për Report Tv, Kabashi rrëfeu edhe historinë e dashurisë me bashkëshorten Lolën, të cilën e njohu në kohën kur ai ishte pedagog dhe ajo student.

“Unë e kam pasur studente dhe kështu u njoha në kurs. Unë kam qenë pedagog i jashtëm, më pëlqeu në aspektin e formimit shpirtëror dhe intelektual, vinte nga një familje e thjeshtë dhe kështu u martua, zoti na fali dy vajza” thonte Kabashi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion