Jeta e një ‘rebeli’, fotografi Feliks Bilani në ‘Esencë’: Do braktis aparatin kur të fotografoj sytë e lexuar të një femre

Një jetë dedikuar fotografisë dhe  pasioni që u kthye në profesion.  Sot në “Esencë” me fotografin Feliks Bilani. Një rrëfim për jetën dhe karrierën dhe gjithë rrugëtimin e deri tanishëm.

Ai e kujton fëmijërinë e tij të vështirë po aq sa edhe të bukur. Një periudhë e jetuar mes përvojave që nuk përsëriten. Mes kujtimesh dhe fotografish ai rrëfen mardhënien e ngushtë me familjen veçanërisht me të atin dhe me të bijën. “Ne jemi shokë bashkë”-shprehet ai kur i duhet të kujtojë detaje dhe përjetime nga mardhënia me vajzën e tij.

Feliks Bilani është njeriu i lirë që nuk bëri asnjëherë kompromise për mendimet dhe veprimet e tij. Gjithnjë i lirë ai thotë se jetën e ka ndërtuar në këtë mënyrë.

Me natyrën e tij rebele ai nuk është mposhtur nga asnjë mendësi dhe rregull shoqëror. E vetmja gjë që lejon t’i rëndojë në qafë është aparati. Një pasion për fotografinë që erdhi si një nxitje nga i ati. Aty i kujton Feliksi fillesat e lidhjes së tij që do të ishte e pashmangshme me fotografinë.

Nuk fotografon asnjëherë meshkujt dhe tregon se ka një lidhje të fortë me vajzat si muza të fotove të tij,por njëherësh si gjinia me të cilën ka më shumë mardhënie të forta njerëzore.

Me eksperienca të larmishme në një karrierë të mbushur me fotografi që prej protestave e një sërë ngjarjesh të tjera që kanë shënuar njeriun dhe profesionistin tek ai.

Feliks Bilani na tregoi në ‘Esencë” se në planet e tij është edhe hapja e një ekspozite së shpejti.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit