Georgina Rodriguez ka pasur një paraqitje jo si në daljet e saj të zakonshme, megjithëse tërhoqi mjaft vëmendje në tapetin e kuq të çmimeve Joy Awards në Arabinë Saudite. Spanjollja po përshtatet me jetën në “atdheun” e saj të ri pasi partneri i saj Cristiano Ronaldo luan për Al Nasr.
Georgina ka treguar dashurinë e saj për Arabinë Saudite dhe tashmë ka bërë ndryshime në stilin e saj jo vetëm të jetës, por dhe të veshjes.
Kjo u reflektua në veshjen e saj për këtë event pasi vendosi të vishte një fustan të gjatë. Pamja e saj modeste shoqërohej me një shami - një veshje tradicionale e veshur nga gratë në Arabinë Saudite.