Jeta jepet vetëm një
herë! ...Kujdesuni për të

Jeta jepet vetëm një<br />herë! ...Kujdesuni për të
Check up-et apo testet e kontrollit përbëjnë një pjesë thelbësore të mjekësisë parandaluese.  Këto teste ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve në fazat para se ato të bëhen të dëmshme. Shumica e këtyre testeve mundësohen nga mjeku i familjes, me përjashtim të disave, të cilat kryhen pranë qendrave të specializuara.
 
Frika e kancerit të gjirit është burim ankthi për shumë gra. Shpesh ato kanë ndjenja fataliste në lidhje me rrugën që mund të marrë një sëmundje e tillë, që në rastin më të mirë mund të përfundojë me një operacion radikal për heqjen e gjirit. Këto ndjenja ankthi i bëjnë që të mos kenë shpresë te marrja e masave parandaluese, që në fakt janë shumë të domosdoshme për reduktimin e rrezikut.

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë tek gratë shqiptare, duke zënë vendin e parë të tumoreve malinje që prekin seksin femër.

Vitet e fundit kjo patologji po haset në mosha të reja, më pak se 35-vjeç. Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit është hapi i parë i trajtimit të plotë të sëmundjes. Studimet kanë treguar se, sa më e vogël madhësia e kancerit në momentin e diagnostikimit, aq më e madhe është mundësia e shërimit me rrugë kirurgjikale dhe aq më e vogël është përhapja e sëmundjes në nyjet limfatike dhe organet e tjera si p.sh. mushkëri, mëlçi, kocka dhe tru; aq më e madhe është mbijetesa e pacientes.

Testet e kontrollit për kancerin e gjirit:
 
• Vetë-ekzaminimi i përmuajshëm i gjirit nga femrat
 
• Ekzaminimi i gjirit nga mjeku
 
• Mamografia
 
• Echo e gjirit
 
Aplikimi mujor i vetë ekzaminimit, një vizitë mjekësore një herë në vit, të paktën 3 mamografi midis moshës 40-50 vjeç dhe një çdo 2 vjet mbas moshës 50, mund të bëhen një skemë e parakohshme diagnostikimi duke bërë të mundur kurimin e tumoreve të vegjël, shpesh me operacione jo radikale dhe mundësi të mëdha shërimi. Mamografinë duhet ta bëjë çdo grua, edhe pse nuk ka shqetësime; është një proçedurë ekzaminimi rutinë; rekomandohet të bëhet 3-5-7 ditë pas ciklit menstrual.
 
Shifra alarmante:
Në Evropë 1 në çdo 10 gra shfaq tumor të gjirit.
Në Shqipëri humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra në vit.
Disa forma të kancerit, si ai i gjirit, në 3 dekadat e fundit janë 3-fishuar.
Mamografia është një ekzaminim radiografik i gjirit dhe nuk është një proçedurë e re. Për herë të parë ajo është përdorur në vitin 1930. Eshtë një proçedurë relativisht e thjeshtë, e cila bazohet në kontrastin radiografik të strukturave të gjirit dhe pikërisht në kontrastin natyral të siguruar nga përmbajtja e dhjamit të gjirit. Gratë të cilat kryejnë në mënyrë të rregullt vetë-ekzaminim të gjirit, diagnostikojnë vetë 90% të gjithë tumoreve të gjirit.
 
Spitali Amerikan, vazhdon misionin e tij sensibilizues për grupe të ndryshme pacientesh me paketat e ekzaminimeve.

Paketa e kontrollit që do të ofrohen janë unike e llojit të tyre deri më sot, por edhe një projekt i kushtueshëm që Spitali ka ndërmarrë në bashkëpunim me Fondacionin “Në Ndihmë të Pacientëve” duke u bazuar në shifrat alarmante që paraqiten sot.
 
MESHKUJ
Vizitë Mjeku                         Glicemi esëll
Provat e heparit                       Total PSA
Bilirubinë totale                      Grafi Pulmoni
Kolesterol                               Eko tiroide
Trigliceride                             Eko Abdomenale
HDL,LDL,VLDL                      Urinë komplet
Azotemi                                Gjak komplet
Kreatinemi                             Feçe gjak okult
 
FEMRA
Vizitë Mjeku                   Eko Tiroide
Eko Abdomenale              Mamografi/Eko gjiri Pap-test
Gjak komplet                  Urinë komplet
Glicemi esëll                     Provat e heparit Bilirubinë totale
Kolesterol                         Trigliceride
HDL, LDL, VLDL               Azotemi
Kreatinemi                       Feçe gjak okult
 
Parandalimi është më i mirë se kurimi dhe një nga fazat e parandalimit është edhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes, duke kontaktuar mjekun dhe bërë kontrollet e nevojshme. Nëse kanceri i gjirit do të kapej në kohën e duhur, atëherë thuajse gjysma e të diagnostikuarave që humbasin jetën mund të kishin shpëtuar.
 
10 minuta nga jeta juaj mund të shpëtojnë jo vetëm të ardhmen tuaj, por edhe atë të familjes dhe të fëmijëve tuaj. Prenotoni menjëherë kontrollin tuaj për ju ose të afërmit tuaj në 042 35 75 35! 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024