Djali i një biznesmeni të njohur, drejton një firmë ndërtimi dhe bën një jetë luksoze. Ky është Orest Lefter Sota nga qyteti i Vlorës, i cili u arrestua para dy ditësh në Elbasan me 800 mijë euro dhe tre patenta, dy të Saimir Tahirit dhe një të gruas së tij.
/Shqiptarja.com
Report Tv sjell disa foto të Orest Sotës duke lëvizur me makina luksoze ‘Land Rover’ dhe të tjera, por edhe nga udhëtimet e tij nga Barcelona, në Dubai, Karaibe e shumë vende nga Lindja në Perëndim.
Report Tv siguroi edhe foton e makinës “Land Rover” të Sotës, me te cilen po udhetonte kur u ndalua dhe gjate kontrollit iu sekuestruan 800 mije eurot dhe patentat e Tahirit.
[gallery]24526[/gallery]

FOTO










