Jeta partiake, dimensioni i humbur i opozitës

Jeta partiake, dimensioni i humbur i opozitës

Kongresi i Partisë Socialiste ishte një show i vërtetë mediatik dhe politik i organizuar deri në detaj. Panele të shumta paralelisht me qytetarë e mbështetës, ia lanë vendin pjesës së dytë të ditës, fjalimeve, debatit, traditës partiake me shokë dhe shoqe, madje dhe “sherrit” mes ministrave të urtë, që në fund nxori të fortë liderin dhe jo partinë. Sado e habitshme të duket për dikë që nuk është fort i lidhur me partitë madje dhe kritik ndaj tyre, Partia Socialiste vijoi atë që është dhe themeli saj, jetën partiake brenda normalitetit të saj tash e 30 vite. Pavarësisht se më e centralizuar po ta krahasosh me Kongreset e epokës liberale të Fatos Nanos.

Fatkeqësisht krejt e kundërta ndodh me 2 partitë e tjera politike në vend si Partia Demokratike apo LSI. U përpoqa të gjeja në PD, me përjashtim të ngjarjeve të fundit, qoftë edhe ndonjë episod për t’u veçuar nga kuvendet. Asgjë në to! Gjithçka krejt boshe, pa nerv, pa ngjyra. Dominon vetëm një emër, Sali Berisha, gjithçka fillon dhe mbaron me atë figurë, me dritëhijet e tij.

LSI, një tjetër parti politike që vërtitet mes besimit ndaj familjes Meta, me zero debate të brendshme, zero diskutime. Madje ndër të paktat parti që përveç familjes Meta, nuk ka pothuajse asnjë nga themeluesit pjesë të saj. Faktet janë edhe të rënda, po të shikosh se shumë nga ish-deputetët apo simpatizantët kanë ndërruar kah, duke shkuar herë në PS apo herë në PD.

Me një përshkrim të shkurtër, pa hyrë në shumë detaje, opozitës i mungon jeta politike e brendshme. I mungon ai kontakti direkt me simpatizantin. I mungon shikimi sy më sy me njerëzit e besuar. I mungon thithja e talenteve të reja. I gjithë diskutimi bëhet në çështje emrash, Berisha dhe Meta. Asgjë ideologjike në mes! Berisha e tentoi me foltoren, por pa dhënë strategjinë e ringritjes, vetëm thirrje për bashkim, po në bazë të cilit princip?!

LSI, ndërkohë është e vetmja parti politike që boshtin ideologjik e ka vetëm në emër dhe asgjë në substancë. Një parti që është gjithë kohës në kërkim të të rinjve pa eksperiencë për t’i përdorur deri në momentin që ndërgjegjësohen. Kjo bën që nga zgjedhjet në zgjedhje të dalin emra të panjohur, përveç çiftit presidencial.

Si shumë kolegë edhe unë bëj pjesë te ata persona që nuk besoj se demokracia e brendshme e PS në drejtimin e Ramës është rritur, por kjo parti ka një jetë të brendshme politike. Për mirë a për keq për të jashtmit, shikoj një lloj vijimi të traditës partiake. Dimension i munguar me qëllim te opozita nga liderët e tyre. Imagjinoni pak se çdo të bëhej në LSI apo PD nëse dikush do të bënte qoftë dhe shaka për të zëvendësuar Metën dhe Berishën çfarë do ti ndodhte! Opozita ka nevojë urgjente të rikthehet te mbështetësit që i kanë mbetur, t’i frymëzojë ata dhe pse jo të rithemelojë boshtin ideologjik. Opozita ka nevojë për shumë gjëra, por kryesorja duhet të ndërrojë lidërshipin! Koha është tani!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille