Të jesh futbollist, teksa fati ka sjellë të mos kesh gjymtyrët është një sfidë e kapërcyer për këtë sportistë në Lezhë.
“Është shumë e vështirë sepse persona u ka ndryshuar jeta në rradhë të parë. Ata duhet t’i nxjerrësh nga gracka ku kanë rënë dhe kjo nuk është e lehtë. Këtyre personave duhet t’u thuash hajde luajmë futboll ndërkohë që kanë një mijë probleme në shtëpi. Pjesa më e madhe janë pa punë,”-shprehet Julian Çela, i shoqatës "Ekipi Futbollit i të Amputuarve Shqiptarë”.
Tashmë këta sportistë në Lezhë kanë ekipin e tyre të futbollit duke zhvilluar edhe ndeshjen e parë. Nisma që i ndihmon personat me aftësi të kufizuara të ndyrshojnë mënyrën e jetësës është mirë pritur pavarësisht vështirësive.
“Ne në fakt e patëm shumë të vështirë për t’i evidentuar këta njerëz. Problemi më i madh është se ata mbyllen në vetvete. Një nga arsyet primare përse Juli është marrë me këtë çështje është për t’i nxjerrë nga kjo guackë, për t’i nxjerrë nga shtëpitë. Ai dëshiron t’i thotë se jeta vazhdon, jo vetëm kjo, por keni edhe mese të merreni. Jeta është e bukur gjithsesi,”-deklaron një zyrtar i bashkisë Lezhë.
Në fund qëllimi nuk është vetëm social, por që persona me amputime të krijojnë ekipin kombëtar të futbollit.
“Synimi ynë është që të formojmë edhe disa ekipe të tjera në Shqipëri dhe të bëjmë një kampionat për personat e amputuar. Më tej të formojmë një kombëtare,”-shprehet Julian Çela, i shoqatës "Ekipi Futbollit i të Amputuarve Shqiptarë”.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.8%
-
Të gabuar
20.5%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)
15 Janar, 10:59
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)
14 Janar, 14:22
-
Panik në Kupën e Shqipërisë, portieri largohet me barelë nga fusha dhe dërgohet në spital
14 Janar, 13:56
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Përmirësohet situata e motit në Lezhë! Rikthehet energjia elektrike dhe rinis procesi mësimor
14 Janar, 09:09
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Moti i keq/ Era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit (VIDEO)
13 Janar, 15:35
-
Lezhë/ Prag-tragjedie në Torovicë, shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi! (VIDEO)
13 Janar, 13:47
-
Moti i keq/ Dhjetëra hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Kurbin
13 Janar, 12:00
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26