‘Jetët Private’, komedia që rihap dyert e teatrit ‘Petro Marko"-s në Vlorë

"Jetët private" është  komedia që do të rikthejë në sallën e teatrit "Petro Marko" spektatorin artdashës vlonjat. Ne i gjetëm aktorët në prova teksa përgatiten për shfaqjen premiere të 22 korrikut.

Komedia nga Noel Covard , "Jetët private" vjen me regji të Eliona Thomaraj ,muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Drini Shehut  dhe është e para vepër skenike pas pandemisë. Regjisorja Eljona Thomaraj na tregon fabulën e veprës dhe trupën e aktorëve profesionistë që do të rihapin dyert e teatrit pas 15 muajsh.

“Dhe ne kemi zgjedhur pikërisht këtë komedi ku flet për një divorc të pamenduar mirë. Një çift që shkon të bëjë muaj mjalti në Venecia dhe që takon ishin e vet, si gruaja si burri. Kjo i sjell ndërmend dashurinë e tyre ata abandonojnë çiftet paraprake dhe kthehen me njëri-tjetrin. Kjo është një komedi e lehtë dhe romantike dhe  ne shpresojmë që qytetarëve të Vlorës do t’u ketë munguar një titull i ri në repertorin e teatrit”, tha regjisorja Eliona Thomaraj.

Aktorët protagonistë Artan Islamaj, Loredana Gjeci, Margent Caushi dhe Matilda Avduli teksa punojnë me rolet nuk e fshehin ngazëllimin e rifillimit të punës.

Zakonisht aktori ka dy shtëpi , ka skenën dhe shtëpinë e vet. Prandaj shyqyr që u hapëm dhe rifilluam. Dhe të vazhdojmë rrugën tonë e të mos mbyllemi kurrë më “, thotë aktorja Artana Islamaj.

“Është qyteti ku kam lindur dhe këtë ftesë e prita me shumë dashuri pas një viti shumë të vështirë ku i gjithë universi u gjend në një reflektim shumë të madh. Unë mendoj Teatri është ai intimitet që i cili i bën njerëzit që të mendojnë , të kuptojnë diçka për jetën dhe të zgjedhin të qenit së bashku“, shprehet aktorja Loredana Gjeci,

“Për artistin, skenari është  si puna e oksigjenit për ne të artit dramatik. Për ne aktorët dhe të gjithë artistë për ne arti është jeta” shprehet Margent Caushi

“Kam ardhur me mall dhe me dëshirë shumë të madhe. Ja ku jemi tani, shumë shpejt do të jemi pranë jush ne mezi ju presim” , thotë Matilda Avduli.

“Kam ardhur me mall dhe me dëshirë shumë të madhe. Ja ku jemi tani , duke punuar për  këtë shfaqje komedi. Shumë shpejt do të jemi pranë jush

Rizgjimin e teatrove mezi e kanë pritur dhe aktorë të karrierës si Jorgaq Tushe dhe  Lavdie Bisha.

Këto janë shenjat e para që tregojnë se edhe në këtë periudhë verore të pushimeve, njerëzit që do të vijnë për pushime në qytetin e Vlorës do të argëtohen edhe nga ana kulturore. Do të shikojnë shfaqje dhe koncerte të bukura”, tha aktori Jorgaq Tushe.

 “Në kohë që u bllokuam, që ishte errësirë jemi të lumtur sepse portat u hapën, do vazhdojnë të hapen dhe ne do jemi gjithmonë në aktivitet sepse për ne kjo skenë , kjo portë është ajër, është oksigjen”, u shpreh Lavdie Bisha.

Ndërkohë gjatë verës do të jepen shfaqje të hapura për publikun. Drejtori i komanduar i teatrit, Sokol Toto shprehet se artistët e humorit, muzikës  dhe baletit do të performojnë në zonat turiste.

“Kemi vendosur që të japim një tjetër shfaqje edhe tek sheshi. Në vazhdim dhe në Lungomare. Kemi vendosur që të japim një shfaqje për pushuesit dhe në Orikum por edhe në Bashkinë Himarës e cila i përket qarkut të Vlorës.  Duke mbushur kështu të gjithë zonat turistike të Vlorës bashkë me rrethinat e saj. Për sa i përket vazhdimësisë së aktiviteteve ne kemi ndërmend të vendosim një stil në por edhe për fondet “, u shpreh drejtori i teatrit Sokol Toto.

Përpos shfaqjeve të verës, teatri "Petro Marko" ka nisur punën për hartimin e kalendarit artistik që pritet të publikohet në shtator.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka