VLORE- Xhulio Shparti,17-vjeçari nga Vlora ëndëronte që të shkonte në shkollë dhe të bënte një jetë si shokët e tij, por një aksident me makinë i shkaktoi tragjedinë, duke e lënë të izoluar në shtrat. (Ne foto: Xhulio Shpati me gjyshen e tij)
Babai, shtylla e familjes, ka ndëruar jetë disa vite më parë. Nëna e papunë dhe e vetmja që kujdeset për të, s’ka asnjë mundësi finciare të sigurojë të ardhura për kurimin e të birit.
Pavarësisht se Xhuliu ka fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dëmshpërblimin financiar ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit, sërisht familja nuk ka marrë asnjë këst, duke u mashtruar nga drejtuesi i kësaj byroje, shtetasi Saimir Zëmblaku.
Ky i fundit ka refuzuar dhe vendimet e përmbarimit, edhe pse shuma financiare si dëmshpërblim prej 200 milion lekë, është kërkuar në këstin e parë në 130 milion lekë. Kjo shumë, sipas dajës së Xhulio Shpartit, kërkohet vetëm për të kryer pagesën në një klinikë jashtë shtetit, klinikë e cila ka marrë përsipër të kryejë mjekimin e të nipit. Mirëpo sipas Kujtimit, dajës së 17-vjeçarit ata po mbahen peng dhe po mashtrohen për disa vite me rradhë nga Byroja Shqiptare e Sigurimit, e cila edhe pse e ka për deyrë të japë dëmshpërblimin, nuk ka kryer asnjë këst financiar për nipin e tij. E vetmja ndihmë për Xhulio Shpartin, është pensioni i tij i invalidit.
Zoti Kujtim, cili është problemi që ju keni me nipin tuaj minoren?
Unë jam dajoja, i Xhulio Shpartit, që është jetim. I ka vdekur babai dhe tani jeton vetëm me motrën time e cila ka dy fëmijë. Problemi është se nipi im në moshën 9 vjeç, në muajin Maj 2005, në orët e pasdites është aksidentuar nga një autoveturë. Xhulio ka qënë duke ardhur nga zona që njihet si “Kali i Trojës”, vjen një makinë me shpejtësi dhe e godet, duke e hedhur disa metra në ajër dhe bie me kokë në buzë të trotuarit. Në këto kohë shoferi ka ikur nga frika, ndërsa nipin e kanë marrë komshinjtë dhe e kanë çuar në spital në gjëndje kome. Më pas drejtuesi i mjetit është dorëzuar në komisariat.
Çfarë ndodhi më pas, ju dhanë ndonjë ndihmë financiare personat që aksidentuan nipin tuaj?
Pas dorëzimit në komisariat të drejtuesit të mjetit, në spital disa orë më vonë ka ardhur babai i shoferit. Na takoi dhe na tha që skishin gjë të qëllimshme, dhe se ishte në aksident. Ata që na aksidentuan bënë ndihmën e tyre financiare me aq sa mundeshin pasi dhe vetë ishin fukarenj.
Sa kohë ka qëndruar në gjëndje kome nipi juaj dhe çfarë rruge ligjore keni marrë për të kërkuar dëmshpërblimin?
Nipi ka qëndruar në spital 9 muaj në gjëndje shumë të rëndë. Ata që na aksidentuan bënë ndihmën e tyre, por unë sërisht e ndoqa rast pas rasti ngjarjen. E kam ndjekur çështjen në prokurori dhe se gjatë fazës së gjykimit, shoferi është shpallur fajtor. Pas kësaj vendosa që të ndjek rrugën e dëmshpërblimit sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Personin që na aksidentoi nuk mund ta hidhja në gjyq, pasi ai makinën e kishte të pa siguruar dhe se s’mund tia kërkoja një kompanie siguracioni një dëmshpërblim. Duke pyetur shokë e miq, mësova se dëmshpërblimin duhet tia kërkoja Byrosë së Sigurimit Shqiptar, që është byro shtetërore.
Si vepruat më pas, hodhët në gjyq Byronë e Sigurimeve?
Byronë e kemi hedhur në gjyq para disa vjetësh. Unë në këtë çështje me shoferin nuk kisha asnjë gjë, dhe më tej vijova gjyqt me byronë, pasi nipi ka dalë nga gjëndja e komës dhe reanimacioni, në të cilin ka qëndruar 8 muaj me rradhë.Në mos gaboj, gjyqin e kemi hapur kundër byrosë në 2007. Ky proces ka zgjatur rreth një vit pasi përfaqësuesi i byrosë nuk vinte në gjyq.
Cili ka qënë vendimi i Gjykatës së Vlorës, ju dha të drejtë juve apo byrosë?
Pas një viti proces gjyqësor është marrë vendimi. Në këtë vendim ne kemi dalë fituar dhe se gjykata detyronte byronë të nda dëmshpërblente 40 milion lekë të reja. Vendimi i bazua në ekspertizën e mjekut-ligjor, i cili nxori vlerën e 330 milionëve. Meqënëse byroja shqiptare ka një limit që deri në 20 milion lekë të reja të japë dëmshpërblim, atëherë kjo shumë u konvertua në 20 milion lekë. Byrja se pranoi këtë vendim dhe e apeloi në gjykatën e Apelit. Sërisht në këtë gjykatë, ne kemi dalë fitues, dhe më pas çështjen ja kemi lënë në dorë përmbarimit privat në Tiranë.
Si u veprua më pas, arritët që të mernit shumën financiare për të kuruar nipin tuaj?
Çështja sërisht ka hyrë në procesi gjyqësore, pasi byroja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Edhe në këtë gjykatë në kemi fituar, ndërkohë që përmbarimi ka filluar ekzekutimin e vendimit. Byroja, nuk ka pranuar dhe ka hapur proces gjyqësor, duke kërkuar që të paguante shumën me këste mujore, ku në muaj do na jepte 5 milion lekë. Ky vendim është hedhur poshtë, ndërkohë që ata kanë vijuar çështjen në Apel. Gjyqi në këtë gjykatë,është fituar ku gjykata shprehej se dëshmpërblimi duhej të bëhëj i menjëhershëm dhe (KESH). Sërisht byroja nuk ka reaguar,edhe pas shumë shkresat që ka bërë zyra përmbarimore.
Kemi disa raste të njëpasnjëshme që byroja ka refuzuar dhënien e lekëvë. Juve çfarë masash të tjera keni marrë?
Së bashku me avokatin i jemi drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë, ku kemi paditur penalisht drejtorin e Byrosë Saimir Zëmblaku. Pas kësaj na kanë mbëritur dy investigusë së byrosë për të parë nipin. Ata sa e panë në gjëndje të rëndë, më thanë që të shkoja në Tiranë dhe të merja lekët. Shkuam në Tiranë dhe sërisht asnjë gjë, na mashtruan. Ne ja kemi bërë me letra që në fillim të na japin 130 milion, të paktën të nisim kurimin e djalit, por askush s’na dëgjon.
Momentalisht si është gjëndja shëndetësore e nipit tuaj?
Në gjëndje shumë të rëndë ndodhet, invalid i përhershëm është. Ne këto lekë që po i kërkojmë nuk na duhen ti përdorim vetë, por për kurimin jashtë shtetit të nipit, pasi këtu s’na e merr dorëzim asnjë. Të gjitha i kemi bërë gati, tani vetëm lekët për të paguar në klinikën jashtë shtetit na mungojnë. Para që na i ka dhënë në formë dëmshpërblimi gjykata, këta të byrosë spranojnë të na i japin dhe vazhdojmë që të rimë në këtë gjëndje.
Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Për të shpëtuar, byroja futi çështjen në spirale juridike