Tiranë - Tomorr Sholla, është djaloshi jetim i cili prej kohësh endet rrugëve të kryeqytetit në kërkim të një vendstrehimi. Jeta e tij është përballur me vështirësi të shumta pa mbështetjen e prindërve të cilët e kanë braktisur që foshnje. Tomorri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe prej disa vitesh është strehuar në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin bregdetar të Vlorës.
Por sot, ai gjendet pas asnjë mbështetje, ndërsa thirrjet e tij shkojnë veçse për shtetin: Një vendstrehim dhe të ardhura për të jetuar.
“Jetoj rrugëve të Tiranës, Durrësit, Fierit, Beratit pa një lloj mbështetje nga shteti që të më hedhi dorë si jetimë. Duke ditur se të gjithë jetimët kanë marrë strehim, shpërblim, pension jetimi, të gjitha. I bëj thirrje dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Tiranë, që të hedhi dorë për mua, një copë jetim, se jam mes katër rrugëve ku thërret qameti. Kush më jep një korre bukë se jam dhe me agjerim”, tha Tomorr Sholla.

(Foto: Jetimi Tomorr Sholla)
Ndërkaq, nuk lë pas edhe akuzat për shtëpinë e fëmijës në Vlorë, atje ku kaloi shumë vite të jetës së tij. Me shpresën se një ditë do të bashkohet me nënën e tij, Tomorri nuk ka ndalur së e kërkuari atë me të gjitha mënyrat, ndërsa mbijetesa e tij deri në këto momente sigurohet nga lëmoshat që i japin njerëzit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com