Jetmiri e Babalja më mirë të ndrrojnë zanat

Jetmiri e Babalja më mirë të ndrrojnë zanat

A ka një kufi për respektimin e inteligjencës sonë? Historia e “përgjimit” mes Agron Xhafës e “Babales” tashmë ka kaluar vlerën e skandalit dhe po gremiset në qesharaken. Autori i “scoop”-it është një gazetar që paraqitet si i pavarur, megjithëse prej 15 vitesh është i anëtarësuar tek Partia Demokratike; që tregon se bën “investigime që prej 16 vjetësh”, por dridhet nga frika qoftë edhe vetëm nga ideja për të shkuar në Vlorë për të regjistruar ca pamje; një “gazetar” që arrin të regjistrojë vetëm zërin (e pakuptueshëm) të dy kalimtarëve, të cilëve u kërkon nëse mund të blejë drogë dhe ata i përgjigjen, duke i thënë se mos vallë është i çmendur dhe se nuk dinë asgjë për drogën; një “gazetar” që regjistron duke u dridhur, me një farë telekamere të fshehur, dyshemenë e një lokali të Vlorës dhe e paraqet këtë sikur të kishte hyrë në një depo kanabisi dhe të kishte takuar superbosin e narkotrafikut dhe jo banakier. Një “investigim” që zgjat katër orë (bashkë me drekën me karkaleca), në të cilin i vetmi zbulim mund të ishte një takim i Babales me vëllain e ministrit të Brendshëm, por interesant është se pikërisht për atë takim telekamera e fshehtë nuk përdoret dhe regjistrimi audio është i pakuptueshëm. Dhe, në fund, edhe për atë zë të regjistruar, “gazetari investigativ” pranon se nuk është i sigurtë, pasi, siç shpjegon ai, në lokalin e Agron Xhafës hyri bashkë me Babalen kur “pasha’ Xhafa” nuk ishte aty, ndërkohë që, kur ishte Xhafa, ai preferoi të dërgonte vetëm Babalen!

Dhe e gjithë Shqipëria ka një javë që nuk flet për gjë tjetër, pasi Partia Demokratike, me makinën e saj propagandistike dhe aftësinë e saj të pabesueshme për të gënjyer, këmbëngul ta paraqesë këtë mbetje investigativ si provë të lidhjeve mes qeverisë dhe trafikantëve. Në rast se ai takim midis Agron Xhafës dhe Babales ka ndodhur me të vërtetë, Jetmir Olldashi dhe burimi i tij nuk kanë mundur ta demonstrojnë. Për Jetmirin, si gazetar, ky do të mund të ishte scoop-i i jetës së tij, ndërkohë që tani rrezikon të mbetet vetëm një lajm i rremë i radhës. Dhe, nëse 16 vjet “gazetari investigative” nuk i kanë mjaftuar që të mësojë rregullat minimale të këtij zanati, siç e tregoi këtë ajo që paraqiti në televizion, i leverdis të ndrrojë rrugë e të merret më gjë tjetër. Gazetaria është një profesion serioz. Por edhe Babalja do të bënte mirë të ndryshonte zanat, pasi (për fat të mirë) atë të trafikantit nuk di ta bëjë më. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja