Yudi Pineda ishte vetëm 10 vjeçe kur u fut në manastir. Ajo do të trajnohej për t’u bërë murgeshë por jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Ajo ka treguar se atje brenda ndihej shumë e lumtur por pastaj ra në dashuri me një prift, kështu që sapo mbushi moshën madhore u largua nga manastiri.
Ajo nisi punë në "Nestle" mirëpo pastaj takoi Juan Bustos, një person i cili po rekrutonte modele për chat line. Sot Yudi është 28 vjeçe dhe ka vazhduar karrierën e saj si pornostare. Tashmë 28 vjeçe vajza nga Ituango, Kolumbi ka rrëfyer se dëshiron të shkojë tri herë në javë në kishë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndonëse tashmë është pornostare, shkruna "Il mattino".
“Unë shkova në Uraba dhe isha në shkollë kur murgeshat erdhën për të na vizituar, dhe e dija atëherë se doja të bëja atë gjë. Më pas u largova pasi u dashurova çmendurisht me një mësues fetar. Pastaj takova Juan Bustos, i cili po rekrutonte modele për portalin e tij të tipit “ëebcam” të rritur. Fillimisht ndihesha keq, por tani jam mirë. Unë ndihem mirë edhe kur shkoj në kishë. Asnjëherë nuk i anashkaloj lutjet e së premtes, takimet e së shtunës apo meshat e së dielës,”- ka treguar e reja.