Jeton me gjysmë stomaku, i dhanë 2 vite jetë, tani me bashkëshortin shëtit botën, historia e çiftit nga Peja

Tirane- Ata kanë 37 vite me njëri tjetrin, janë njohur që të vegjël në Pejë, janë prindër të dy fëmijëve 27 dhe 25 vjeç. Arianit dhe Merita Koçi, rrëfyen në studion e 'Rreze Dielli' në Report Tv rreth marrdhënies së tyre të bukur, pasionit për udhëtimet e largëta dhe plot aventura duke përçuar energji pozitive.

“Jemi njohur në Pejë, lidhja jonë është forcuar shumë. Tashme merita eshte nje lloj kokaine për mua, kam krijuar varësi prej saj. Unë jam shume dinamik, ajo me e qetë dhe e urtë e plotësojmë njëri tjetrin”. 

Çifti rrëfeu edhe një problem shëndetësor që pati Merita. Para 5 viteve ajo u diagnostikua me kancer të stomakut, e sot jeton me gjysmë stomaku.

“Merita ka patur tumor në lukth, e mjekët nuk dhanë asnjë shpresë për jetën. Tani jeton me gjysmën e stomakut, mendojmë se ka shpëtuar, nuk ka qeliza malinje .Udhëtimet tona janë shumë intensive, ajo lodhet shumë e harron gjendjen që kaloi, ha shumë më pak, por vetëm insekte jo” – tha me shaka Arianiti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
'Përvec minjve, hëngrëm çdo insekt tjetër, provuam edhe hekurat në qafë kundër shpirtrave të këqinj!” Avokati më cool që keni njohur

Çifti simpatik nga Prishtina ndajnë jetën së bashku prej 37 viteve, janë prindër të dy fëmijëve dhe jetojnë jetën me intensitet dhe energji të jashtëzakonshme.

Arianiti dhe Merita Koçi të ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv për të treguar emocionet e udhëtimeve të fundit në Tajlandë. Ata rrëfyen momentet më të bukura nga kjo eksperiencë fantastike ku u njohën me kulturën dhe traditat lokale, eksplorimet në vendet piktoreske, shëtitjet mes xhunglës të vetëm, konsumimin e insekteve, gjarpërinjve sipas traditës së zonës etj.

Ka vizituar dhe fshatin më të çuditshëm në Tajlandë, ku gratë e vajzat pjesëtarë të një grupi tribal vendosin hekra në qafë se mendohet se mund ti mbrojnë prej tigrave. Shpirtrat e këqinj i detyrojnë tigrat ti sulmojnë gratë në qafë.

Kanë udhëtuar në Vjetman e Indokinë, Tajlandë dhe në studion e 'Rreze Drite' zbulojnë detaje të vizitave të tyre të mrekullueshme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive