Jeton Neziraj shkruan së bashku
me 16 dramaturgë botërorë

Jeton Neziraj shkruan së bashku<br />me 16 dramaturgë botërorë
Dramaturgu Jeton Neziraj është përfshirë në procesin e shkrimit të një drame, që ka bërë bashkë 16 dramaturgë botërorë. Secili prej tyre ka pasur në dispozicion për të shkruar pjesën e tij, jo më shumë se 23 orë.

I pari që e ka nisur ka qenë Dominique Morisseau nga New Yorku i ShBA-së, e ka vazhduar Bekah Brunstetter nga Los Angeles, për të shkuar teksti në Australi te Van Badham. Derisa teksti ka ardhur te Neziraj, dramës së njëjtë i janë shtuar edhe idetë e Mixkaela Villalon nga Filipinet, Janice Poon nga Hong-Kongu dhe Abdelrahem Alaëji nga Libani.

E pas Nezirajt drama ka shkuar në Rusi te John Freedman, e te dramaturgë të tjerë në Gjermani, Holandë, Nigeri, Spanjë, Britani, Islandë, për të përfunduar sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drama do të lexohet në kuadër të shënimit të Ditës botërore të Teatrit, më 27 mars, në Neë York, në “Lark Play Development Center”, thotë Neziraj. “Jemi të entuziazmuar për të sjellë produktin e një bashkëpunimi nga dramaturgët e të gjitha qosheve të tokës, në atë që shpresojmë se do të jetë një pjesë vërtet zbavitëse e teatrit”, ka thënë Amanda Feldman, koordinatore e këtij projekti, në komunikatën e saj.

“Organizimi i leximit të saj më 27 mars duhet të jetë ngjarje vërtet e veçantë”, ka shtuar më tej ajo. Dramaturgu Jeton Neaziraj ka thënë “Ka mbërri në 33 faqe dhe besoj që edhe po kaq faqe do të vijnë në vazhdim.

Nuk mund të them nëse kjo ‘do të dalë apo jo një dramë e mirë’, por ajo që mund të them tani për tani është se është një eksperiment teatror jashtëzakonisht intrigues”, ka thënë Neziraj, teksa nuk ka zbuluar detaje të temës së dramës.

Dramaturgu nga Kosova është ftuar për t’u bërë pjesë e këtij eksperimenti nga Doug Howe, që është drejtor artistik i kompanisë teatrore nga New Yorku “The Internationalists”. Dita Botërore e Teatrit festohet çdo vit më 27 mars, që nga viti 1961, kur e shpalli “International Theatre Institute” (ITI). Mesazhi për këtë ditë sivjet do të shkruhet nga Dario Fo.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit