Aktori Jim Carrey është shfaur gjithmonë si një ikonë që ka dhuruar gjithnjë buzëqeshje me rolet e tij. Megjithatë sipas miqve të aktorit ai është duke kaluar një periudhë depresioni.
Gjithashtu ata shprehën se diçka e tillë ka ndodhur për shkak të problemeve në karrierën tij dhe në përfundimin e lidhjes me ish-modelen e Playboy, Jenny Mccarthy.

“Jim ka vuajtur nga depresioni i thellë në të kaluarën dhe ato ditë të frikshme mund të rikthehen sërish.
Kur ju bisedoni me të, ai nuk është aq i animuar siç është zakonisht. Ai është mjaft i rënë moralisht,”-janë shprehur miq të afërt të aktorit.
Sipas mediave të huaja Carrey rrezikon të përjetojë një tjetër krizë depresioni si në të kaluarën. Redaksia Online (Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com