Në protestën para Kryeministrisë kundra importimin të armëve kimike nga Siria do ti bashkohen edhe artistët, por këtë herë jo vetëm online nëpërmjet statuseve dhe fotove sensibilizuese.
Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka qenë pjesë e protestës dhe këtë herë ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se do ti rikthehet asaj por këtë herë nuk do të jetë vetëm.
“Miq, në ora 16.00 do kthehem përseri në bulevard, por këtë herë jo i vetëm. Me mua edhe artistë të tjerë shumë të dashur për ju. Më morën në telefon dhe më thanë: Përse shkove pa ne?
Kështu do bëhemi bashkë do jemi aty, larg politikës, pro zërit tuaj dhe Jo rrezikut sirian!”,- ka shkruar Gjebrea në Facebook.
Ndërkohë vendimi për këtë çështje do të mësohet sot në orën 17:00 prej vetë Kryeministrit Edi Rama.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com