Kam mёsuar se disa deputetё kanё paraqitur nё Parlament njё projektligj pёr lejimin e importit tё mbeturinave. Kjo me duket sa e pabesueshme, aq edhe marrёzi!

Shqipёria e vogёl ka kaq shumё plehra e mbeturina sa mund tё furnizojё Europёn dhe nuk ka mё vend pёr plehrat e mbeturinat e tё tjerёve. Mos vallё mafia ndё- rkombёtare e shqiptare e plehrave ёshtё vёnё pёrsёri nё lёvizje si nё kohёn e Nanos dhe Berishёs? Thuhet se do tё lejohen vetёm mbetjet qё pёrpunohen, por me ato mbetje mafia mund tё sjellё gjithcka tё paligjshme e tё rrezikshme. Ёshtё edhe kjo njё arёsye mё shumё pёr t’i thё nё “JO” kёtij projektligji dhe importit tё cdo lloj mbeturinash e plehrash. Mund tё pretendohet se do hapen vende pune pёr pёrpunimin e mbetjeve. Nё fakt po tё lejohet importimi i mbetjeve e plehrave qindra e mijёra vetё mund tё humbasin punёn dhe bizneset e tyre nё turizёm, hoteleri, restorante, bujqёsi, blektori, etj.

Tё dashur qytetarё tё vendit tonё tё dashur: Ju lutem mos u mashtroni!

Shqiptarёt brenda e jashtё Shqiperisё duhet tё ngrihen nё protesta paqesore pёr tё mos lejuar kthimin e vendit tonё nё njё gropё tё madhe pёr plehrat e botёs.

Studentё, nxёnёs, tё rinj tё qytetit e fshatit, qytetarё tё Shqipёrisё dhe Shoqata Civile: Detyrojeni deputetёt tuaj tё votojnё kundёr kёtij projektligji vrastar tё shёndetit e jetёs tuaj!

Importimi i mbetjeve e plehrave do tё shkatёrronte edhe bukuritё natyrore tё vendit tonё tё dashur, do tё dёmtontё rёndё bujqёsinё e blektorinё dhe do tё mbante larg turistёt, duke pakёsuar kёshtu tё ardhurat tuaja familjare.

Unё shpresoj qё edhe Kryeministri Rama, i cili veproi drejt dhe sipas vullnetit tё popullit vite mё parё lidhur me armёt kimike, edhe kёtё radhё do tё bёjё tё njёjtёn gjё: Ai dhe qeveria e tij do tё bёjnё atё qё ёshtё mё e mira pёr popullin dhe Shqipёrinё duke i thonё “JO” importit tё mbetjeve e plehrave.

Unё besoj e shpresoj qё deputetёt do votojnё kundёr kёtij projektligji sepse e duan Shqipёrinё tё pastёr e tё shёndetshme dhe jo tё mbuluar nga plehrat dhe mbeturinat e vendeve tё tjera.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com