Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria gati projektligjin e ndryshuar për studentët e Mjekësisë! Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%

Disa muaj pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, që i detyronte këta të fundit që për 5 vite pas diplomimit të mos largohen për të punuar jashtë vendit, qeveria ka reflektuar ndryshimet në ligj.

Argumenti i Gjykatës Kushtetuese se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite.  Afati është ulur edhe për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt, nga 3 vite që parashikonte ligji më parë, në 2, dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë, që ligji parashikonte dy vjet punësim të detyruar brenda Shqipërisë duke e ulur me një vit.

Ndryshimet në ligjin e hedhur për konsultim, zgjidhin edhe boshllëkun që sipas Gjykatës Kushtetuese kishte ligji, për studentët që shteti nuk i punëson brenda vitit pas përfundimit të studimeve.

“Në rastet kur punësimi nuk realizohet brenda 3 (tre) muajve, për shkaqe që nuk varen nga mjeku, deri në krijimin e mundësisë për punësim në institucionet shëndetësore publike, për një periudhë deri në 9 (nëntë) muaj, mjekut i lind e drejta të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jo publike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 (nëntë) mujore në institucionet shëndetësore publike.”- thuhet nw projektligj.

Ligji i ri për mjekësinë detyronte studentët e mjekësisë të lidhnin kontrata me shtetin, për të mos u larguar për punë jashtë vendit 5 vite nga përfundimi i studimeve, ndryshe do t’i duhet të paguanin vitin shkollor 2300 euro viti.

Ky ligj i miratuar në 21 korrik të vitit të kaluar me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim u kundërshtua me protesta nga studentët dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në janar. Tashmë ndryshimet në ligj, pas konsultimit publik do të kalojnë në rrugë parlamentare në komisione e më pas në seancë plenare.

Dokumenti/ Projektligji për studentët e mjekësisë 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2024 01:59

    80 % te pages pa punuar asnje dite?! Nuk eshte e drejte.Koleget e tyre shpesh punojne nen presion e urgjenca dhe keta qe do te dredhin zinxhirin gjithe diten,te paguhen kaq shume! Nuk eshte e drejte as per shtetin tone qe eshte nje shtet i varfer te mbaje keta,nuk eshte e drejte edhe se me ato para mund te ndihmoheshin familje shume te varfera e ne gjendje te mjeruar,kurse keta do rrine tere diten ne kafene se i kane qyl parate! Te ishte 30 % me pranueshem po 80 % eshte shume.

    Përgjigju
    • Beni: 02/05/2024 07:55

      Lexoje dhe njehere nga fillimi

  • Parajsë për taksa: 01/05/2024 17:31

    Ose jep diplomën dhe mos i mbaj peng

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë! 1 dekadë kërkime arkeologjike

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë! 1 dekadë kërkime arkeologjike