Jo më 'Rama ik'! Thirrjet ekstremiste nga liderët e opozitës dhe presidenti Meta

Jo më 'Rama ik'! Thirrjet ekstremiste nga liderët e opozitës dhe presidenti Meta

Prej javësh opozita joparlamentare e cila vendosi të djegë mandatet, proteston dhe bën thirrje të vazhdueshme për largimin e kryeminitrit Edi Rama. Nga njëra protestë në tjetrën numri i protestuesve dhe orët e tubimit kanë ardhur duke u tkurrur.

Largimi i kryeministrit Edi Rama ishte 'njoftuar' nga liderët e opozitës që në datën 16 Mars, por duket se edhe vetë ata e kanë parë të arsyeshme të ndërrojë kauzën e protestës duke përdorur terma ekstremistë.

Në protestën e sotme lideri demokrat bënte thirrje për liri dhe demokraci ose VDEKJE, teksa i drejtohej kryeministrit Edi Rama se i ka ditët e numëruara në karrigen e drejtimit të vendit.

"Tek kongresi kërcënoi me luftë popullin e vet, artistët me shembjen e teatrit, me monumenteve të kulturës, thirri mendjes se ti në atë karrige i ke orët e numëruara, populli do të përgjigjet sy për sy e dhëmbë për dhëmbë. Liri a vdekje, demokraci a vdekje", deklaroi Basha.

Më herët, në datë 7 Shkurt, 9 ditë para protestës së parë të opozitës së bashkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se ishte kamikaze që të marrë me vete Edi Ramën për të zhbllokuar vendin. "O do iki Edi Rama, o do iki Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi! Do bëhem kamikaze me dëshirën më të madhe, pasi jam e gatshme të marr me vete Edi Ramën që të zhbllokoj Shqipërinë", shprehej Kryemadhi.

Në të njëjtën linjë me ta edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri deklaratën e fortë në datë 21 Mars kur foli nga Pogradeci, referuar krizës politike ku ndodhet vendi, pasi opozita dogji mandatet dhe ka zbritur në rrugë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama me protesta, disa prej të cilave janë shoqëruar me incidente.

Për të dalë nga kjo situatë, Meta u shpreh se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismeti: 29/03/2019 17:22

    Disa e vlerësojnë sipas interesave këto thënie por e vërteta është se diktatura e diktatoret nuk bien ndryshe Është hipokrizi të mendosh ndryshe

    Përgjigju
  • ------------: 29/03/2019 09:17

    PD-ja duhet shkri komplet si partia e punes.

    Përgjigju
    • Fredi: 29/03/2019 10:20

      Ti partis s punës i ha toçin se të qeverisi nepermjet gjoja PS PD etj. T ka bo bajg fare!

  • Meta: 29/03/2019 09:00

    Protesta te udhehequraa nga "miqt" e te paguara nga ortodoksizmi sllav Beograd-Athine-Moske.Kjo vije funcionan me ngjarje e kohe te njejt ne Beograd-Tirane,kishte synim edhe ne Prisht ine,por u kufizuan perkohesisht deri ne nje urdher tjeter.

    Përgjigju
    • Fredi: 29/03/2019 10:18

      ”Prandaj të kemi zgjedhur president se paske alamet mendje..”

  • Fredi: 29/03/2019 07:00

    Më në fund, perandoria 30 vjeçare e fshatarësisë në pushtet, po lëkundet nga themelet!

    Përgjigju
  • robi: 28/03/2019 19:15

    Kjo Klajda surrattepsija na qenka frymezuar nga Nafije dybeku kur thote se mumnd te hyjme per 5 minuta ne parlament. Moj sharebajge kujtoja se ke dy pare mend por smund te jesh ndryshe perderisa je trajnuar ne haremin veror te Jales. Harroje se mund te hyjsh ne parlament. Haroje se do behesh ndonjehere ministre . Ajo periudhe e arte per ty dhe sharebajgat e leshitlikes ka perenduar nje here e mire.Kjo qe ka ndodhur qe te pastrohet parlamenti nga fytyrat me te urryera te politikes brenda nje dite ndodh nje here ne 100 vjet. I perjetshem qofte kujtimi juaj. Tani shkoni prapa Nafije dybekut ne rrugen e humbjes se perjeteshme ku ju ka futur. Leshilikes ka ikur per lesh moj surratnallone,,,

    Përgjigju
  • sufi: 28/03/2019 18:57

    Zoti ju dhente kurajo dhe te beheni kamikaze qe te shpetoj ky vend . Siktwrr te gjithe qe jeni 30 vjet qe u keni nxire heten ketij populli. Hajdutet dhe vrasesit bertasin ne emer te popullit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse