Jo më surprizë, Ajaksi dërgon Juven dhe Ronaldon në shtëpi

Jo më surprizë, Ajaksi dërgon Juven dhe Ronaldon në shtëpi

Ajaksi eliminon Juventusin. Holandezët fituan 2-1 në Torino duke dërguar në shtëpi 'Zonjën e Vjetër'  me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me Ronaldon, por portugezi nuk mjaftoi deri në fund, pasi miqtë shënuan dy herë me Donny van de Beek dhe Matthijs de Ligt duke nxjerrë jashtë italianët brenda në shtëpi.

Djemtë e rinj të Ajaksit nuk janë më një surprizë, pasi deri tani kanë eliminuar dy ekipe të mëdha si Realin e Madridit dhe tashmë Juventusin. Ndërkohë që gjysmëfinalistja tjetër është Barcelona, që mundi Manchester United 3-0, me dy gola të Messit dhe një nga Cutinjo. Nesër do të përcaktohen dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid