TIRANË - Për të shmangur radhët e gjata dhe në grumbullime tek policia për të marrë autorizimin në dorë, Policia e Shtetit e ka kthyer online këtë shërbim duke i kërkuar të gjithë qytetarëve që duan të shkojnë në punë të vetëdeklarojnë në sistem automjetin me të cilin do lëvizin dhe të gjitha të dhënat e tyre.
Policia jep edhe këshilla që makina të dezinfektohet, xhamat të rrijnë pak hapur dhe në makinat 4+1 të lëvizin vetëm 3 persona me maska e doreza dhe në motor vetëm 1.
Njoftimi - LINKU KU TE KLIKONI KETU
"Covid-19" - Vetëdeklaro lëvizjen me mjet!
Përmes këtij vetëdeklarimi online, autorizoheni për të lëvizur për punë (vajtje-ardhje) me automjetin tuaj, për rastet kur nuk ka transport nga firma ku punoni, duke respektuar oraret: 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00!
Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit! Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse!
Shënim: Për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit!
Komente









