Kampionja e Spanjës Barcelona ka prezantuar fanellat për sezonin e ri 2019- 2020. Në plan të parë nuk ndryshojnë, numrat, stemat apo lojtarët por ajo çfarë bie në sy është dizajni i tyre. Barcelona nga viti 1989 ka pasur si fanellë të ekipit një bluzë me vija e cila ndër vite ka ndryshuar ngjyrat. Por kësaj radhe fanella e blaugranave do jetë me kuadrate për herë të parë në histori.
Në fakt kjo nuk është rastësore por ka të bëjë me arkitekturën e vetë qytetit. Nëse qyteti bregdetar i Spanjës shihet nga lart, ngjan me një grumbull kuadratash të cilat janë blloqet e banesave. Mbi këtë aspekt është dizajnuar edhe fanella e re e blaugranave.
Gjithashtu prezantimi i këtyre fanellave shoqërohet me shprehjen "Fanella e re është e frymëzuar nga qyteti i Barcelonës dhe talenti i saj''.
Pritet të shihet nëqoftë se ky ndryshim do të jetë fat apo jo për Barcelonën pasi prej 4 vitesh i mungon trofeu i Champions League.