'Jo një kryetar që na kujton vitet ’90' Berisha sulmon Escobar nga shtëpia ku ndodhet në 'arrest': Burokrat! Kush kërkon opozitë të emëruar i shërben putinizmit

'Jo një kryetar që na kujton vitet ’90' Berisha sulmon Escobar nga shtëpia ku ndodhet në 'arrest': Burokrat! Kush kërkon opozitë të emëruar i shërben putinizmit

TIRANE- Nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie në hetim për aferën e privatizimit të sport klub Partizanit Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar.

Berisha sulmon zyrtarin amerikan duke e quajtur burokrat dhe se ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk I shërbejnë demokracisë por putinizmit.

Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar.

Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve' thuhet në deklaratën e shpërndarë në fb të Berishës. 

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretartha dje  se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime