Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane

Tirane- Një kafe në lokal, një drekë në restorant, ushqime në market, medikamente në farmaci, veshje në qendra tregtare e deri tek blerje pasurish në shuma të mëdha, mund të paguhen në monedhën evropiane, pa pasur asnjë kufizim. Edhe pse ende nuk ka një draft konkret, propozimi i parë për të ndaluar në mënyrë kategorike pagesat në euro brenda vendit, është bërë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në fund të korrikut nga foltorja e Kuvendit.

Në një përgjigje zyrtare për Report TV, Banka e Shqipërisë thotë se synimi është ndalimi veçanërisht i transaksioneve të brendshme individ-individ, individ-biznes apo biznes-biznes, për blerje me pakicë dhe në vlerë të vogël ku pagesa në euro është e panevojshme.

“Këto masa duhet të lidhen kryesisht me transaksionet me pakicë dhe në vlerë të vogël që kryhen midis subjekteve ekonomike. Të tilla p.sh. mund të jenë ato të shitblerjes në dyqane apo qendra tregtare, apo shlyerjet e faturave mes individëve dhe/ose bizneseve për shërbime në vlera të vogla”, thotë Banka e Shqipërisë.

Por a do të ishte zgjidhje kufizimi i pagesave në euro duke caktuar një tavan? Edhe ky është një opsion thotë Banka për Report TV.

“Ky është natyrisht një opsion. Megjithatë, më tepër se kufizime sasiore, në gjykimin tonë, një reformë e mundshme në këtë drejtim, duhet të adresojë përdorimin e panevojshëm të euros si instrument pagese në transaksione të brendshme, dhe në veçanti në ato të blerjeve të vogla”, përgjigjet Banka e Shqipërisë.

E pyetur mbi pranimin gjerësisht të euros duke qenë se vendi është në proces integrimi në BE, banka thotë se adaptimi nuk është domosdoshmëri, pasi ka vende në BE që mbajnë monedhën e tyre kombëtare. Monedha evropiane ndodhet në ditët më të zeza, e me vlerën më të ulët të këmbimit në tregun valutor shqiptar. Sot po këmbehet me 99.8 lekë, aq sa edhe të martën, vlerat më të ulëta historike. Banka e Shqipërisë i qëndron deklaratës së saj që euro po zhvlerësohet nga fluksi i lartë i valutës në treg ndikuar nga sezoni turistik por edhe nga përdorimi masiv i monedhës evropiane në ekonominë shqiptare.

K.T./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 15/08/2024 10:55

    I nderuar z/Genti Sejko per te ndaluar blerjen ne euro ne shqiperi duhet ndalohet dhe nga ju dhe nga ana e familjes suaj dhe kur prek thesarin e shtetit mund tju shkaktoje problemet tuaja shendetesore dhe kur drejtesia zbulon skemen tuaj mashtrimit kjo mund te demtoje rende reputacionin tuaj imazhi juaj si guvenatori i bankes pra ju lutem mos i beni keto veprime te tilla sikur jeni te pasuruar. Kjo mund te konsiderohet shkelje.

    Përgjigju
  • Fshati: 15/08/2024 07:23

    Po në "Echange" a do të kemi mundësinë te paguajmë me euro?

    Përgjigju
  • Iris: 15/08/2024 03:54

    Tani qe Gent Sejko ndaloi ate kafen nje ditore qe paguan me pak euro qe ja dergon i biri,atij pensionistit qe rri me ate filxhan me ore te tera ne kafene,apo ajo pica qe ble me euro ai adoleshenti,sepse tranzanksione me te vogla se keto nuk ka,u zgjidhen tere problemet e lekut dhe euros!!

    Përgjigju
  • Pellumb: 14/08/2024 19:58

    Pagesat e vogla nuk do lejohen me euro?! transaksionet me dhjetra mijra Euro do lejohen, natyrisht jashte sistemit bankar, sepse Si do pastrohen paratr e pista. Shtetaret bejne ligjet per te shpetuar bythen e tyre Ju lumte per sa kohe ne jemi nje tufe delesh.

    Përgjigju
  • Tan tirona: 14/08/2024 18:02

    mjafton të paguajnë me karta.por jo me ato komisione që të pijnë gjakun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit

Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit